Gryka e Zaverit-Spasse Thanasi

Spasse Thanasi:

GRYKA  E   ZAVERIT

Çudia” e Zaverit  tё  famshёm, qё ka jo vetёm        bukuri, por edhe  histori  tё  mahnitshme…                                                        

Rreze e thyer e Diellit

kaltëron në thellësi të grykës shkëmbore

Në kodrën e fshatit Goricë

ku bluja e liqenit lahet në ar!….

 

 

Në  një grykë ujërat e liqenit

Rrjedhin  si një lumë i madh

Nëpër   zgavra   e  gryka  të rrëmbyeshme…

 

Gurgullimat  humbasin  nëpër  shkëmbinj

Duke  kllokotitur  nëpër  të  çarat  e  shpellave

Zhurma  të  nëndheshme   të  ujrave

Gjer   në  “Malin e Thatë”

Ku  derdhen  në  “Shën Naum”!…

 

E  magjishme  humnera  që  çan  Malin e Thatë

nëpër  guvat  dhe  shkëmbinjtë  e  coptuar

Prespa, sy-kaltër  e  ka legjendën  e rrallë

vërshim   uji  pambarim  në  Grykën e Zaverit

nga  “goja”  e  malit, del  në  Shën Naum!…