
Spasse Thanasi:
GRYKA E ZAVERIT
– “Çudia” e Zaverit tё famshёm, qё ka jo vetёm bukuri, por edhe histori tё mahnitshme…
Rreze e thyer e Diellit
kaltëron në thellësi të grykës shkëmbore
Në kodrën e fshatit Goricë
ku bluja e liqenit lahet në ar!….
Në një grykë ujërat e liqenit
Rrjedhin si një lumë i madh
Nëpër zgavra e gryka të rrëmbyeshme…
Gurgullimat humbasin nëpër shkëmbinj
Duke kllokotitur nëpër të çarat e shpellave
Zhurma të nëndheshme të ujrave
Gjer në “Malin e Thatë”
Ku derdhen në “Shën Naum”!…
E magjishme humnera që çan Malin e Thatë
nëpër guvat dhe shkëmbinjtë e coptuar
Prespa, sy-kaltër e ka legjendën e rrallë
vërshim uji pambarim në Grykën e Zaverit
nga “goja” e malit, del në Shën Naum!…