Shpirti dhe zemra-Florentina Skendaj

Shpirti dhe zemra

Shpirti im mbushet dhe zbrazet,
në rregullsi perfekte.
Asnjëherë tejplot,
asnjëherë stërbosh.

…zemra ime,
që duket në dorë.

~

Ne të dy

Ne të dy ia kemi nderur krahët njëri-tjetrit,
në devijim të zemrave.

Ne të dy, në përvuajtje të njeriut-send,
në afërsi.

Ne të dy, kulluar ar në dashuri!