Shpirti dhe zemra

Shpirti im mbushet dhe zbrazet,
në rregullsi perfekte.
Asnjëherë tejplot,
asnjëherë stërbosh.
…zemra ime,
që duket në dorë.
~
Ne të dy
Ne të dy ia kemi nderur krahët njëri-tjetrit,
në devijim të zemrave.
Ne të dy, në përvuajtje të njeriut-send,
në afërsi.
Ne të dy, kulluar ar në dashuri!