Poezi-Lefter Shomo

TANKA E HAIKU VERE
Puhizë verës

Si karemi i joshjes

Sjell në ndjenja trazira

Aroma dashurie

E ringjallje dëshirash.
I ngrohtë si kurë
Syri diellit shtrihet
Lehtë mbi lëkurë.

 

Dëgjoj melodi
Motiv deti të hershëm
Nga tre poetë:
Diellin,ajrin,qiellin
Dashnorë të përjetshëm.

 

Thellë valëve
Dashuri t’ harruara
Ndjenja t’ vjetruar.

 

Varg milingonash
Rresht ushtarë si vargani
Në pisk të vapës
Si mundi i bujqve
Për të mbushur hambarin.

 

Korrik i zjarrtë
Si një hije e marrë
Kërkon për nuse.

 

Parajsa kundron
Nga tarracat verore
Heshtjen magji fton,
Natën shastis,ëndërron,
Sodit udhët hënore.

 

Vera ngroh zemrat
Dielli e puth tokën
Si meshkujt femrat.

 

Rend nëpër deje
Dëshira zjarr për detin
Kurse shpirti ngërthehet
Prej stuhish dashurie
Që ngjajnë me tërmetin.
Natë freskie

E ëmbël pije e dehjes

Fllad dashurie

Mbartin netët e verës

Të djelat e shkujdesjes.