Ethem Cipi

Nuk lëshojmë pe
U desh ky Zvërnec,
u desh ky Rrjoll,
Që populli të ngrihet,
Të thotë boll.
Boll deri këtu,
Nuk lëshojmë pe,
Nuk jemi dele,
Nuk jemi qe.
Jemi shqiponja,
Fluturojmë lart,
Boll është boll,
Mjaft është mjaft.
U desh ky Rrjoll
U desh ky Zvërnec,
Për fatin tonë,
Tuajin për dreq.
Nuk lëshojmë pe,
Sado që të shkojë,
Kush nuk njeh lumin
Nuk di të notojë.
Nuk lëshojmë pe
Ju erdhi fundi,
Është zgjuar djersa,
Eshtë zgjuar mundi.
Boll deri më sot
Bëtë çfarë deshët
Na hoqët fjalën,
Na hoqët brekët.
Është radha jonë
Krejt për shtet,
Kush nuk beson,
Medet, medet.
Krejt për shtet,
Kush nuk beson,
Medet, medet.