Shkurte Berisha

S’MUND TË RRI TË BËJ SEHIR
S’mund të rri të bëj sehir
S’jam e lidhur me zinxhir’
Kur te drejtat të më shkelen
Kur s’i lënë lulet të çelen.
S’jam e lidhur me zinxhir’
Kur te drejtat të më shkelen
Kur s’i lënë lulet të çelen.
Kam lindur të jem e lirë
Do ta mbroj unë vendin tim
Largohuni ju o faqe nxirë
Populli po ju jep mallkim.
Sheshi sot është zbukuruar
Kemi dalë për të protestuar
Shqipërinë tonë ta mbrojmë
Mos ta lëmë t’na e zaptojnë.
Zapto toka e zapto dete
Çdo gjë e duan për vete
Per popull askush s’mendon
Ndaj ngrihuni sa s’është von’
Dhe në qiell duan të shkojnë
Të zaptojnë ndonjë pjesë
Pasuri vetëm kërkojnë
Një ditë në fyt do i mbesë.
Kanë ardhur në protestë
Plot të rinj nga diaspora
Vendi sot është në festë
Është momenti,erdhi ora
Plot të rinj nga diaspora
Vendi sot është në festë
Është momenti,erdhi ora