Ejani si Shqipet, rrugëve të qiellit !Tomi Buzi

Tomi Buzi

Ejani si Shqipet, rrugëve të qiellit !
Ejani,
mblidhuni siç mblidhen Shqipet
mbi këtë dhe,
Ejani, të gjëmojnë malet prej ortekut
tuaj, mbi çdo gur,

Të dridhet dheu nga ‘piskamat’,

deri lartë mbi re ,

Të gjëmojë zëri juaj,

kombit mbështjell me flamur !
Ejani o djemtë e Shqipes,
udhëve të botës duke vrapuar,
Kombi ka nevojë për ju siç ka nëna
për fëminë ,
O sot, o kurrë atdheun tonë
për të shpëtuar ..
Nga thonjë kalandrash,
që vallëzojnë me tradhëtinë !

 

Ejani o djem të nënave duar-vrara,
e syt me lot ,
Ejani siç erdhën dikurë djemtë
prej nizamit ,
Mbështjell kokën me plisin e bardhë
në qëmot..
Mbi krye, ju printe flamuri Kuq e Zi,
i vatanit !

 

Ejani o bijë të Shqipes, vraponi
për në atdhe,
Ta shohi gjithë bota fluturimin
tuaj për lirinë ,
Të ndezim zemrat,
pishtarët e shpirtit për kët dhe ..
Të kërcejmë vallen e burrave,
në gjithë Shqiptarinë,

 

O sotë o kurrë,
të shtypim tradhëtinë e mallkuar ,
T’ju mbyllim dyert
hafijeve për në: ” Ballkani i hapur ”..
Të shtërgojmë supet njëritjetrit
me male përqafuar..
Të mbrojmë atdheun si të parët,
të zgjojmë rinin
e ”plakur”..!
Ejani bijë të Shqipes,

siç vijnë shqiponjat prej qielli,

Ejani si vala që përqafon

bregun me mall,

Ejani të shqyejm errësirën,

ti hapim dritaret

diellit ..

Të nxjerim nga llumi madhështin,

e këtij kombi të rrallë !
Tomi Buzi !
20.06.2026.!
Shqiptaria