“Rama n’burg, Berisha n’burg”-Dritan Mardodaj

“Mbrapa ferrës”

Njëzëri e tha kurbeti

  • Besëprerë Ali Ahmeti!
    E din Shkupi dhe Tetova
    Që i hyjnë nga dy-tre rroga.

Dole duke mbrojt “Ripjellën”
Atë zdromsin bashkë me “Djellën”
Si s’tvjen marre o qyqar
Del e mbron antishqiptarë.

Ose je pak rob i trashë
O më keq, ndonjë Udbash!
Por kështu e kanë besëprerët
Pastaj mçifen mbrapa ferrës.

Njëzëri e tha kurbeti

  • Besëprerë Ali Ahmeti!

©Dritan Mardodaj


“Rama n’burg, Berisha n’burg”

Rama n’burg, Berisha n’burg
Kanë kaq vjet këta kopukë
Që tallen me kombin mbarë
K’ta hajna antishqiptarë.

Kanë kaq kohë ore mjeranë
Vjedhin dhe shesin vatanë
Shesin tokë e falin det
Vetëm për me ndejt n’pushtet.

Për t’i bërë qejfin grekut
Këta i bien dhe dybekut
Se Edvini i Kristaqit
Vendos bustin e Micotaqit.

A merr vesht o shqipëtarë
Mos u bëni hyzmeqarë
Se ju duan të përçarë
Këta gjakprishur tradhëtarë
Mjaft më hajna sundimtarë!

Mos u bëni patronazhistë
T’ju trajtojnë si shtazë me bisht
Boll ju rrejtën ata “blutë”
Me kulla ata hajdutë.

Dështimi i “opozitarit”
Është pjesë e skenarit
Moto doli nga protesta
Tamam si nëpër festa.

Rama n’burg, Berisha n’burg
Mjaft me horra dhe kopukë

Mbushni rrugë e mbushni sheshe
Me flamuj e me qeleshe
Erdhi Dita e Shqiptarit
Erdhi Fundi i çdo Tradhëtari!

Rama n’burg, Berisha n’burg!
Mjaft me hajna dhe kopukë!

©Dritan Mardodaj