Zoti Kryeministër,s’të ka mbet gjë tjetër,veçse të rikthehesh,në profesionin e vjetër-Ethem Cipi

Ethem Cipi

Zoti Kryeministër,
Boll ndënje në hije,
Eshtë ngritur një popull,
Pika që s’të bie.
 
Zoti Kryeministër,
Një fjalë ka burri,
Besën në familja,
Dorën në flamuri.

 

Zoti Kryeministër,
Mos prit më koti,
Po nuk të desh populli,
Nuk të do as Zoti.

 

Zoti Kryeministër,
Nuk je më ai i pari,
Të është ndalur ora,
Eshtë prishur kandari.

 

Zoti Kryeministër,
Shumë gjëra të mira,
(të shkuan në kosh),
Që ditën që Bela,
Të quajti pallosh.

 

Zoti Kryeministër,
Eshtë kaq e thjeshtë,
Mos prit të ikë vera,
Do mbetesh për vjeshtë.

 

Zoti Kryeninistër,
Është çarë thesi,
Bollë më ky popull,
Herë Noizi, herë Stresi.

 

Zoti kryeministër,
Po të dalin kundra,
(socialistë ndër breza)
Po flet Ndre Legisi,
Po flet Ilir Zela.

 

Zoti Kryeministër,
Po të pikon çatia,
Eshtë zgjuar populli,
Është ngritur rinia.

 

Zoti Kryeministër
Ende ke idhtarë,
(këtë s’e mohojmë),
Po kur ikën bleta,
Bosh e lë zgjoin.

 

Zoti Kryeministër,
Dili zot vatanit,
Nuk mbahet pushteti,
Për hatër të Taulantit.

 

Z Kryeministër,
Eshtë thyer buka,
S’dimë çdo kishte shkruar,
I ndjeri Arben Duka.

 

Zoti kryeministër
Është thyer xhani,
Nuk thotë kot populli,
Më mirë syri se nami.

 

Zoti Kryeministër,
Eshtë thelluar kriza,
Të ka dalë nga rrjeshti,
Neomalsorja dhe Elisa.
 
Zoti Kryeministër
S’të ka mbet gjë tjetër
Veçse të rikthehesh,
Në profesioni i vjetër.