Ekuilibri fizik, mendor e shpirtërormungon-Fatmira Limani

Fatmira Limani

Çdo ditë e re, bota ndryshon…
Teknologjia ecën me hapa galopantë.
Inteligjenca artificiale përparon,
trurin njerëzor po e zëvendëson.

Ndër breza shuhen traditat e zakonet.
Themelet e shoqërisë sa vijnë e dobësohen.
Me një tërmet të fuqishëm ngjason.
Çdo gjë e vjetëruar vjen, shuhet e shkatërrohet.
E vështirë është që brezat të kuptohen.
E reja me të vjetrën shpesh janë kontradiktore.

Humbasin ekuilibrat fizikë, mendorë e shpirtërorë.
Këtë e tregojnë më së miri shpërthimet e ditëve të sotme.
Bota po zien, por të paktë janë ata që e kuptojnë
përse ndodhin gjithë këto trazira nëpër botë.

Ekziston fenomeni i “trashëgimisë së pronës”.
Është një nga shkaqet kryesore, nxitës i luftërave vëllazërore.
Elitat po kërkojnë një rend të ri botëror,
një epokë ndryshe nga kjo që jetojmë.

Si çdo gjë e re, edhe kjo është eksperimentim.
Jo aq e lehtë, por gradualisht ajo vjen.
Shembullin e japin liderët paqedashës,
me arsye, logjikë e shpirt njerëzor.
Ata distancohen nga armët e dëmtimit në masë,
në përkujdesje të njerëzimit dhe të misionit të tij.

Shoqëria ka nevojë për një bazament të fortë.
Familja dhe shkolla janë themelet e shoqërisë,
ku farkëtohen edukata, dija dhe kultura.
Këtu lindin liderë të zgjuar, në shërbim të së mirës.

Përgjithësisht, bota vuan nga liderët e sëmurë.
Bota moderne nuk drejtohet me mendësi të vjetra,
me urrejtje e hakmarrje të së kaluarës,
me ëndrrën e përkujdesjes vetëm për veten, e jo për popullin.

Shpresojmë që koha moderne në të cilën jetojmë
të sjellë njerëzit e duhur, që të korrigjojnë
gabimet e së kaluarës e t’i fshijnë përgjithmonë,
që e ardhmja të jetë mësim, begati e paqe,
dhe mbarë njerëzimi ta gëzojë.

19.06.2026
Antwerp, Belgjikë
Fatmira Limani