Fukarai lutet qiellit-Arjana Fetahu Gaba

Arjana Fetahu Gaba

Fukarai lutet qiellit

O behar o lemonjar,
Të pret fukarai,
Nofullmbushuri s’pyet për ty,
As dhe maskarai.

Të mbjellat I kanë korrur,
S’kane nevojë për Verën,
Vodhën sa u kish mideja,
Dhe duart i fshehën.

Ndërkohe dielli ngroh pa lek,
E s’të sjell faturë,
Se të jetë për qeverrinë,
Të lë poshtë nën urë.

Të hedh nga lart ndonjë kockë,
Kur të sheh të zbehur,
Të merr nga pak me të mirë,
Sa për mos të lehur.

Fukarai lutet qiellit,
Me zemër në dorë,
Se u mbyt u rrokullis,
Si ortek me borë.

A do kem fat ndonjëherë,
Një retorikë pa shpresë,
Ç’të jape fukara I gjorë,
Veç shpirtin mund të shesë.

Në e kthen kokëposhtë,
Si bije asnjë monedhë,
Fiili I boshtit i mungon,
E nuk ka ç’të tjerrë.