Kujtim N. Mullai

S’ka adresë
në varrezë
* * *
Viktimë e puthjes le të jem,
S’i trembem PANDEMISË!
Për ne,e dashur, vetëm vlen,
VAKSIN’ E DASHURISË!
* * *
Nuk më zjeka gjaku në damarë,
E, si zog pa krahë, s’mund të fluturoj;
Ta dish: Ja në rrugë hiqem zvarrë,
As lot e zë s’kam,të qaj a këndoj!
* * *
Po, ja: T’u prish magjia mike!
E shoh: Kur bëj gjumin rehat.
Çudi: Nga ëndrrat si më ike!…
Si the?…Ta quaj këtë fat?