Është e lehtë të admirosh të bukurën- Ariel Bella

ËSHTË E LEHTË TË ADMIROSH TË BUKURËN
Është e lehtë të admirosh të bukurën:
një zambak i paprekur
në një mëngjes të kthjellët.
.
Por unë dua edhe petalin e rënë,
atë që shkelet pa u parë.
.
Është e lehtë të adhurosh të paarritshmen:
detin me thellësitë e tij pa fund.
.
Por unë e dua edhe valën
që më prek këmbët padashur,
si një kujtim që nuk pyet për leje.
.
Është e thjeshtë të dashurosh qiellin,
por mendjen ma heq
edhe ai ylli i vogël në cep të natës,
që dridhet si një sekret.
.
Sa e lehtë është të flasësh me erën,
por unë e dua edhe kur më zhgarravit flokët
pa më pyetur.
.
Ndonjëherë mjafton
të prekim atë që s’e arrijmë,
për të kuptuar
se bukuria jeton edhe në heshtje.
. Ariel Bella