Meliha Doda e “Trio- vlonjate”

Gezim Llojdia

1.

Trio Vlonjate – një vegim i pavdekshëm i muzikës shqiptare

Rreth 40–50 vjet më parë, nën grinë e qytetit bregdetar, nën aromën e jodit dhe pa ndryshuar grafikun e ekzistencës së tij, u ngjiz një grup muzikor i veçantë, i vetmi i këtij formati me tre artistë të përzgjedhur. Ishte “Trio Vlonjate”, e lindur mes lotëve, melodisë dhe poezisë së bukurisë.

Rreth 35 vjet më parë, “diagrami” i grupeve muzikore pësoi një lëvizje të pazakontë, një ndryshim domethënës për shpirtrat që kërkonin hapësira të reja krijuese. Mund të thuhet se ishte një lloj eklipsi, por këtë herë i “hënës muzikore”.

Tre emra i dhanë jetë këtij formacioni të paharruar:

Meliha Doda

Konstandin

Reshat

Në përbërjen e tij gjejmë dy zëra burrash dhe një zë femre, një kombinim i njohur dhe i rrënjosur në traditën e folklorit lab. Pikërisht mbi këtë trashëgimi u mbështet edhe identiteti artistik i “Trio Vlonjate”.

“Trio Vlonjate” erdhi, jetoi dhe krijoi për më shumë se tri dekada një rrugëtim të ngjeshur me këngë, emocione dhe sukses. Ajo u shfaq si një vegim boreal në muzikën shqiptare, ndërsa edhe sot mbetet një fenomen i veçantë. Ajo që vazhdon të mahnisë është qëndrueshmëria e këngëve të saj, të cilat po shndërrohen në burim frymëzimi për këngëtarët e rinj.

Mos vallë ata po përpunojnë tharmin e saj?

Megjithatë, deri më sot nuk është shfaqur asnjë këngëtar apo grup që të arrijë harmoninë, finesën dhe bukurinë artistike të “Trio Vlonjate”, as ëmbëlsinë e papërsëritshme të zërit të Meliha Dodës. Natyrisht, e ardhmja mund të sjellë surpriza dhe nuk mund ta përjashtojmë këtë mundësi.

Sot, ritmet dhe këngët e “Trio Vlonjate” vazhdojnë të ushqejnë repertorin e shumë këngëtarëve bashkëkohorë, të cilët kanë marrë dhe vazhdojnë të marrin krijimet e saj për t’i ripunuar e rikënduar. Kjo është dëshmia më e bukur se arti i vërtetë nuk plaket; ai jeton, frymëzon dhe rilind në çdo brez.

2.

“Konstelacioni i yjeve këngëtarë”.

Në kostelacionin e yjeve këngëtarve popullor,Meliha Dodën pa frikë do ta quaja një yllnajë të ndritshme.

Një gur i trio vlonjates,

përmbanë më tepër një lartësi në murin e ngritur nga këngëtarët e këngës popullore qytetare.Meliha Doda, këngëtarja e këngës popullore qytetare më e adhuruara për 30 vjet në muzikën popullore, më ka pritur në apartamentin e saj, pranë sahatit të lashtë në qëndër të qytetit në vtinin 1998 ishte e vemtja artiste e këtij grupi artistik popullor qytetar që gjëndej në qytetin e saj.

Reshati,artisti dhe kompozitori i këtij grupi të veçantë ishte shuar kohë më parë.Ndërsa Konstandini aso kohe më ngjanë se ishte jashtë vendit, në mërgim.

….Meli siç e thërrasin ”bukurinë e këngëve vlonjate”, ruante po atë timbër zëri si në rininë e këngëve të saj.

Melihaja është këngëtarja e këngës hymn të Vlorës :”Aromë portokalli”, melodin e saj dikur e dëgjoje aksioneve të rinisë në shpyllëzimet masive,në hekurudhat kur hapej trase më e re e ndonjë udhe hekuri,tek gjimanzistët që thurrnin vargëzime dashurie përmbi tekstin e saj”:“Ngrije kokën lartë moj se më mori malli/vinte gusha jote moj aromë portokalli…

Në të vërtetë ishte një këngë lirike.Përmbante vargje të thjeshtë, dhe një melodi të kapshme shpejt:”Ne në portokalle moj,ç’të ndala unë ty’/lulet e limonit moj ç’të binin në sy…”

Në dasma,përpara vellos së nuses,gjitonia i këndonte, dashurisë,. ndërsa dhomëzat e vogëla mbusheshin me tingujt,me shpërthimin:”Ngrije kokën lartë moj se më mori malli……….aromë portokalli”.Me këtë këngë fillonte, përvijonte, mbyllej një dasëm këtu në jug,në shtëpitë qytetare ,por edhe sot është pikërishtë kështu.

3.

“Kënga e shtegëtarëve të panjohur”.

Ka një aksiomë të hershme, që thotë:”Kur u linda unë se pyeta botën,ose …etj, etj,etj…

Por Meliha e rrëfen,disi më ndryshe :

”Kam ardhur në jetë në kryeqytetin e vendit. Jam lindur në 1933, në Tiranë. Origjina ime vjen nga Kosova. Nga qyteti, ku formua lidhja e dëgjuar e shqiptarëve në Prizren. Prindërit e mi kanë zbritur nga Kosova aty rreth viteve ’30. Kemi banuar në Tiranë, ku kemi patur një shtëpi. Nëna ishte një malësore fisnike nga Dibra e Madhe, nga fisi Shehrit. Gërmat e para të shqipes i kam mësuar tek shkolla: ”Avni Rustemi”. Atëherë ishte një sistem 7-vjeçarë. Deri në vitin e dytë të 7-vjeçares qëndrova në Tiranë.

4.

Rrokullisje të pafata ose ndarja përmes dhimbjes.

…Në jug,rrëfimet njerëzia i fillon të lidhura me historin e vendit tend.

Edhe rrëfimi i Meliha,ndoqi pikërisht këtë shtratë:

”Babai im antifashist, i tronditur nga dhimbja e pushtimit të vendit, së bashku me xhaxhanë i internuan gjermanët. Xhaxhai im Xhevdet Doda është dëshmor i atdheut, i cili nuk u shpëtoi dot tmerreve të kampeve të përqëndrimit nazist.

Nga ai ferr i çmendur shpëtoi gjallë vetëm im atë.

Babai shkoi në Kosovë. Mbasi Shqipëria u prish me Jugosllavinë, ku gjendeshin padrejtësisht trojet e shqiptarëve, pas ”kirurgjisë së pamëshirshme” të fillimshekullit, babai shkoi andej, ne mbetëm këtej, unë dhe nëna ime. Është e vështirë të përshkruash një dhimbje të dyfishtë.

5.

Zemra të lënduara.

Gjurmët nëpër të cilat rrodhi jeta e këngëtares janë të lexueshme,por ajo shton:”Të vetmit, që u bënë strehë ishin njerëzit tanë në Tiranë, por edhe aty gjërat shpejt do të ndryshonin. Tashmë koncepti i lëvizjes shoqërore prek fëmijërinë time. Aty rreth viteve ’47,të afërmit tanë, xhaxhai, dajot i nxorën nga kryeqyteti si familje të mëdha tregtare, duke i larguar për të mos u kthyer dot më. Më nënën shkuam në Shkodër, kishim një mbështetje. Aty përfundova të mesmen tek ”Shejnaze Juka”. Në 1952 mora emërimin në viset jugore.

6.

Qyteti me aromë portokaji.

Një rrugëtim i panjohur për në jug të vendit,ka zanafillën e ardhjes së këngëtares drejt viseve jugore.

“Isha e tmerruar, ndërsa kthenim nëpër duart fletat. Atje lexohej: Mësuese fshati”- Piqeras.

Nuk e di as sot ku bie, por e di, që është në bregdetin e Sarandës. Ndihej po aq e dëshpëruar edhe nëna ime. Rrugëtimi u krye, por ne ”Ngecëm” në Vlorë, në gjysëm të rrugës. Qyteti jugor u bë pas kësaj streha ime e përhershme. Ishte viti 1952.

Në këto rrethana qytetin me aromën e portokajve, e njoha.

Qëndrova 4 muaj pa punë. Gdhiheshim ngryseshim të vetmuara me një kosh plaçkash në dyert e hotel ”Sazanit”.

Filluam të na shfaqen vështirësitë e mëdha financiare, sepse rronim me ndihmën që na dërgonin dajallarët.

Gjithë ato ditë na u kthyen në ankth. E provova se nuk ia dilnim do më. Sa për jetën, ishte shkruar të hiqnim kështu, vuajtje pa fund. Paratë po shkonin çdo ditë, ndërsa nëna ime sëmurej vazhdimisht. Nuk deshëm të shkonim më larg, të paktën në ato rrethana, që gjendeshin. Ishte një tmerr. As rastësia nuk mund të na sillte dot asgjë për momentin. Ashtu e brengosur për të mos u larguar më nga ky qytet, por duke ndjerë një fije shprese shkova tek shtëpia e kulturës. Aty, ku takova Themistokli Monen, kënga më hyri si ai i ftohti deri në thellësi të shpirtit. Përgjithësisht unë vij nga një familje muzikantësh. Halla ruante një freski për këngën. Gjyshi i binte, dajres, xhaxhai violinës, ndërsa babai mandolinës. Kjo është një vegël muzikore që përdoret në trevat e Kosovës. Por, që kur isha tek ”Shejnaze Juka”, isha evindentuar si këngëtare. Zëri më buronte të paktën pa ndalesë, ishte i kthjellët. Në Shkodër, kur isha gjimnaziste, kisha kënduar me Simon Gjonin, një kompozitor i dëgjuar nga Shkodra. Profesor Liu arriti t’i kapë të gjitha vuajtjet dhe përjetimet e mia.

-Do të këndoj i thashë, sepse më duhet të jetoj. Profesor Liu më ndihmoi kur me nënën time gjendesha në pikë të hallit. Ai u kujdes që të sistemohesha mësuese tek shkolla: ”1 Maji”. Isha 19 vjeç dhe sido dhe çfarëdo që këndoja, ndonëse me një brishtësi çupëline, më afruan në këtë qytet. Punova si mësues tek shkolla Nr.1, 2. Gjatë kësaj kohe jam aktivizuar shumë. Zëri ishte kristalizuar. Më ofruan vend në ditën, që estrada e qytetit u formua. Kjo ishte edhe familja ime e parë. Ndiheshim të çliruar brenda bërthamës së parë. Estrada e Vlorë u formua me 15 vetë. Me mundim dhe këmbëngulje artistësh, M. Ferra, G. Vishi, V. Panozaqi, P. Sava, E. Shtrepi, M. Lako, bënë një estradë që t’i ndihet zëri shumë, por jo vetëm brenda këtij qyteti.

7.

Krijesa e papërsëritshme popullore-trio vlonjate.

Identifikuar në këtë qytetë,në muzikën e tij qytetare.A se keni dëgjuar trion e famshme vlonjate,trion e Konstadinit,

Melihas dhe Reshatit?

Ishte një formë e të kënduarit prej tre vetësh,lebrëit kur bëheshin tre këndonin,ndryshe s’kishin ç’të bënin.Dukati nxori një mënyrë të kënduari me trio polifonike.Kjo traditë që është gjurmuar nga Themistokliu, ndoshat i ka rënë në vesh në fshatrat e Labërisë burimi mbetet i paindetifikuar,mëmënyrën më të mirë ,të thjeshtë ,të shkurtër

,pra konçize të këngës qytetare prej tre vetësh që do të sillte në skenë suksesin dhe ndoshta kjo ka qënë edhe një mënyrë për të provuar ,mënyrë që do të rezultonte për kohën ngjitja në lartësi të paarritshme dhe të padiskutueshme muzikore.

…Rrëfimi për gjetjen e kësaj mënyre Meliha e ka bërë kështu:

“Th. Mone me dimensionet e një artisti, me sytë, me mendjen në skenë, nxori “Dasmën vlonjate”.

Ishte kënga e të gjitha zonave si Kanina, Lumi i Vlorës, “Birbili”. Mbas “Dasmës vlonjate” u pikëzua grupi. Treshja ishte Reshat Osmani, Kostandin Thana dhe unë. Trioja vlonjate u ndërtua e atillë, 2 burra ishin marrësi dhe një lloj hedhësi të këngës, unë isha zëri i gruas. Pra, ishte një formë e këngës popullore me konture të grupit lab. Trioja vlonjate ishte forma e parë në atë kohë.

Pas nesh nxori Gjirokastra dhe Lushnja. Trioja vlonjate në ditën e saj të formimit përbëhej nga mosha më e re e këngës. Reshati ishte 25 vjeç, Kostandini 26, unë 22 vjeçe.

Ky ishte rrëfimi i shkurtër i këngëtares që tash s’jeton më,zërit të bukur:Meliha Doda.