Veshja si elementi themelor i ruajtjes së identitetit kombëtar-Shkruan Besim CENGU

Shkruan Besim CENGU

Në një artikull të ditëve të fundit i Dr. Hajriz Meleqit me titullin “Veshja kombëtare shqiptare dhe veshja bashkëkohore-rruga e mesme ndërmjet dy ekstremeve”, më nxiti të them edhe unë mendimin tim modest, në mbështetje të asaj që ai shtron në shkrimin e tij.

Profesori Hajriz Meleqi thotë se veshja “…ruan traditën, identitetin kulturor dhe, njëkohësisht, plotëson kërkesën që trupi të mbulohet me dinjitet. Ajo konsiderohet ndër veshjet më të bukura dhe më të pasura me vlera artistike në Ballkan, duke dëshmuar kulturën dhe shijen estetike të popullit shqiptar”.

Absolutisht është kështu.

VESHJA – SINTEZË E TRADITËS TONË KOMBËTARE

Para se gjithash, veshja e një individi është sintezë e veshjes tradicionale kombëtare, në përputhje me konstitucionin shpirtëror të popullit, kodet morale të tij, veçoritë identitare, si dhe cilësitë dhe parametrat trupore dhe bukurinë fizike të një populli apo grupimi etnik të caktuar.

Studiues të huaj por edhe shqiptarë, historianë, arkeologë, antropologë, etnologë dhe etnografë, udhëpërshkrues dhe poetë të kohës, si William Martin-Leake, Franz Bopp, Evlija Çelebi, Ami Bue, Lordi Bajron, Edith Durham, La Martini, Hahni, e më vonë Robert Elsie, etj, e kanë cilësuar popullin tonë si një më të bukurit të racës njerëzore.

Identiteti dhe të veçantat e një populli apo etnie, janë mënyra se si sillet në shoqërinë ku jeton, si vishet, me çfarë kulture sjelljeje e çfarë finese paraqet, ndryshe nga të tjerët, ndaj medeomos në këtë ndryshim të vrullshëm, -social thekson Prof. Meleqi, se në këto kushte duhet “… shmangur dy skajet: ekspozimin e tepruar të trupit dhe mbulimin e plotë të tij. Midis këtyre dy ekstremeve ekziston një rrugë e mesme, që ruan identitetin kombëtar, dinjitetin njerëzor, estetikën dhe vlerat morale të shoqërisë tonë”.

Sepse, njerëzit nuk sillen e vishet estetikisht vetëm për vete por edhe për të tjerët, përderisa jemi pjesë e kësaj shoqërie apo komuniteti.

Shumë rëndësi ka përshtatshmëria me konceptet e kohës dhe fazat nëpër të cilat kalon shoqëria, raporti, marrëdhëniet, ndikimet, modat, modelet, stilet, trendet dhe gjetjet e reja në të gjitha aspektet.

Prej profesionistëve bashkëkohor, në aspektin e praktikimit të veshjes, rol jo pak të vogël në këtë drejtim, në mënyrë arbitrare dhe të padrejtë, luajnë edhe ndikimet religjioze, që janë ose imponohen nëpërmjet formave e metodave të ndryshme.

KONTRIBUTI I RILINDËSVE NË EMANCIPIMIN E POPULLIT NË PRAKTIKIMIN E VESHJES E ME TEJ

Rilindasit tanë, përveçse me kultivimin e gjuhës, vendosjen e sistemit arsimor, konsolidimin e kodit të arsimimit dhe edukatës, u morën edhe me mënyrën se si duhet të vishet popullit shqiptar, burri dhe gruaja, plaku, vajza dhe djali, fëmijët… dhe çfarë duhet të veshin, si duhet të përshtaten në përputhje me konceptin e kohës. Madje, Rilindësit tanë u morën edhe me futjem e elementeve origjinale kombëtare shqiptare edhe te arti mozikor, te kënga e vallëzimi tradicional, sidomos kënga e femrës shqiptare që i jepte dhe i jep edhe sot tonin manifestimeve e riteve tradicionale si festimet, lindjet, fejesat, martesat etj.

Në Rilindjen Kombëtare, meqe ra fjala, paraqitja dhe dalja në skenë i sazeve, fillimisht në Leskovik, e më vonë, në Përmet, Delvinë, Mallakastër, Ersekë e Korçë, qe një risi esenciale, pasi luajti rol në futjen e një fryme të re me elementë të fortë tradicionalë autoktone, që ndihmonte në shkërmoqjes e praktikave orjentale, që kishin futë rrënjë në mentalitetin shqiptar si rezultat i pushtimit të gjatë otoman. Fryma e re e ritmi origjinal, menjëherë u ndje te sazegjinjtë në gjithë zonën e Jugut shqiptar. Hafize Leskoviku me familjen e vet, babain Asllanin, vëllain Nazifin, sollën ritëm e motive të reja në interpretimin e këngëve që shoqëroheshin me saze me tendencën e qartë të largimit prej ndikimeve të kulturës së pushtuesit, por edhe të popujve ballkanikë përreth nesh.

E VEÇANTA QË E DALLON PREJ KOMBEVE TË TJERË

Studiuesit dhe udhëpërshkruesit, kryesisht evropianë dhe amerikanë, e kanë spikatur veshjen shqiptare dhe bukurinë e shtatit të femrës e mashkullit shqiptar, që i shkon shumë përshtat karakterit dhe veshjes dhe ekspozimit të pjesëve të trupit, si kokës, rregullsisë, këmbëva, belit, vitheve etj.

Madje është vënë në theks, se si kjo veshje tradicionale shqiptare, ka ndikuar, e, pse jo ka ndikuar edhe vendet fqinjë, kryesisht në Greqi, si në rastin e përdorimin e fustanellës si element ceremonial te garda ushtarake e këtij vendi.

Po kështu, që në lashtësi është e vërtetuar se çeleshja, që kanë përdorë grekët e lashtë. Akejtë, këtë element etnologjik pellazgo-ilir, e kanë mbajtë në kokë. Këtë fakt e dëshmon qartë edhe Homeri te poemat e tij epike, Iliada dhe Odisea.

FLEKSIBILITETI NË ASPEKTIN E NDRYSHIMIT TË VESHJES

Nga ana tjetër, Rilindasit e mëdhenj, qenë edhe vizionarë.

Duke parë evolimin e shoqërisë në praktikën e ndryshimit dhe mënyrën se si vishen kombet e tjerë, kryesisht ata europianë, ata kërkuan me ngulm që të ndyshonin edhe ne në këtë drejtim.

Dhe ndryshimi vjen vetëm kur përfaqësues të këtyre nismave evoluese udhëheqin me shembullin e tyre.

Evropianët në përputhje me industrializimin e pasmesjetës, kryesisht në shekujt XVI-XIX, emancipuan mënyrën e jetesës dhe ndryshuan (në kontekstin tonë) metodat, modat, stilet dhe modelet e veshjes.

Deri në këtë kohë anglezët, italianët, francezët, gjermanët, rusët etj, shpenzonin shumë për një veshje burri apo gruaje. Shpenzimet arrinin deri aty, sa për veshjen e një gruaje franceze shpenzimi kalonte ndërtimin e një shtëpie.

Pas zhvillimit të industrisë, sidomos me ndryshimin e teknikave të prodhimit të pëlhurave e stofrave të ndryshëm, u ndryshua edhe mënyra e veshjes, së pari, në kontinentin europian, e më vonë edhe më gjerë. Zhvillimi teknologjik i shekujve pas zbulimeve prej Isak Njutonit, u zhvillua edhe industria e nxjerrjes e përpunimit të metaleve dhe brenda një periudhe të shkurtër u hoq dorë edhe nga veshja e rëndë që kushtonte sa qimet e kokës. Njerëzit veshën rroba praktike që i përshtatej punës në fabrika e miniera, bujqësi, në porte e hekurudha.

PËRSHTATJA JONË ME SITUATËN E RE

Kësaj situatë iu përshtaten edhe shqiptarët.

Rilindasit, De Rada, Naimi, Samiu, Jani Vreto, Zef Jubani, Pashko Vasa, e më vonë Faik Konica, Fan Noli, Gjergj Fishta, Hasan Prishtina, Avni Rustemi, Luigj Gurakuqi, Ernest Koliqi, Migjeni, etj., dhanë shembullin të parët; u veshën siç u veshën bashkohësit e tyre, praktikuan kostumet, kravatat si edhe stilet mondane të kohës.

Ky akt i tyre, qe një revolucion i madh, së pari në mendësi, duke dëshmuar qartë se ”dielli lind nga Perëndimi”, pjesë e të cilit jemi.

Pati rezistencë për ruajtjen e praktikës së vjetër të veshjes, që u demostrua më shumë tek ata shqiptarë, që ishim të formuar me kulturë e koncepte orjentale, që u manifestua deri në çerekun e shekullit të XX, por kjo rezistencë, nuk e pati jetën e gjatë, pasi çdo gjë otomane, qe e huaj për ne si komb dhe binte ndesh me traditën tonë shqiptare. Prandaj edhe nuk zuri rrënjë.

Me rrënimin e perandorisë otomane, u shuajt edhe moda e veshjes së asaj kohe përbrenda vetë perandorisë. Madje në këtë kohë ndryshimesh substanciale, edhe vetë turqit ndyshuan koncept, duke u orjentuan drejt perëndimit, falë edhe kontributit të të ashtuquajturës “diktaturë e ndritur” të aplikuar dhe të drejtuar nga Mustafa Ataturku.

PRIRJET PERËNDIMORE NË VESHJES E SHQIPTARËVE

Pas shpalljes së pavarësisë, nxorrën kokë disa prirje, që u orjentuan menjëherë nga perëndimi.

Shqiptarët, filluan të shkollohen në këtë kohë në qendrat e mëdha universitare evropiane.

Katër qenë prirjet në arsimimin e kulturimin e përgjithshëm dhe në në veshje në kontekstin e këtij shkrimi:

1. Ndikimi nga e ashtuquajtura “dojçkultura”, që u manifestua kryesisht prej inteligjiencies studentore, e cila studioi sidomos në universitetet gjermane dhe austriake, me përfaqësues të shquar me ndikim më vonë si Eqrem Çabej, Lasgush Poradeci, Branko Merxhani, Krist Maloku, Nebil Çika, Aleks Buda, Rexhep Krasniqi etj.

2. Ndikimet dhe prirjet kulturore “latine”, te ardhura kryesisht nga qytetërimi e shkollimi italian, spanjoll dhe francez, me përfaqësues të madhenj si Gjergj Fishta, Ernest Koliçi, At Benjamin Palaj, Vangjel Koça, etj.

3. Ndikimet prej lindjes, që qenë kryesisht nga Rusia, Polonia, Rumania etj, përgjithësisht me ide komuniste, por që ishin në atë kohë ide kryesisht politike në trendin e kohës, përfaqësuar prej intelektualë të tillë si Ali Kelmandi, Tajar Zavalani, Zef Mala, Sejfulla Malëshova etj, dhe:

4. Një grup i vogël intelektualësh që vijnë prej parapavarësisë, që ishin pro Sulltanit dhe mbrojtës së idesë së vijimësisë së drejtimit prej perandorisë otomane, si orjentim sundues për afro pesë shekujsh, përfaqësuar nga Esad Pashë Toptani e shpura e tij.

Nuk do mend, se të gjitha shkollimet dhe orientimet manifestuan konceptet e tyre edhe në veshje. Sidomos ndikimet orjentale, kishin futë rrënjë në mentalitetin tonë deri deformimin e karakterit kombëtar, duke plagosur kështu rëndë vlerat tona tradicionale kombëtare.

Kjo prirje në tridhjetë vjetët e para të shekullit, u ndihmua shumë nga mbretëria shqiptare 1928-39, megjithë orvajtjeve nuk arriti të shkëputej plotësisht prej vargojve të kulturës orjentale.

VESHJA PAS LUFTËS SË DYTË BOTËRORE

Deri në prag të luftës së dytë botërore, dhe më pas, deri në vitet 70’, shqiptarët nuk e humbën traditën e vet origjinale të veshjes dhe reflektimin përmes saj të elementit të lashtë. Ata vijuan traditën e veshjes kryesisht me bazë shajakun edhe te femrat e meshkujt (tirqit, shallvaret, brekushet e mshtjellcat). Ruajtjën mbizotërimit e ngjyrës së bardhë, si element bazë si te meshkujt, ashtu edhe te femrat, si karakteristike origjinale dhe veçansi dalluese identitare.

Popujt ballaknikë si ata sllave, turqit dhe grekët, kryesisht vishen me kostume kombëtare ku mbizotëron e zeza ose e errëta, në kontrast me praktikën e veshjes shqiptare.

Mirëpo fryma e re e pas sundimit orjental, e deri vonë te shqiptarët kishte depërtuar pjesërisht vetëm në qendrat e mëdha urbane si Shkodra, Tirana, Korça, Prishtina apo Shkupi dhe, mjaft pak në pjesën rurale shqiptare.

Po i them qendra urbane, sepse ne pothuajse në gjithë historinë tonë, nuk mundëm të formojmë qendra të vërteta urbane me origjinalitetin dhe identitetin shqiptar që quhen qytete, si bie fjala për qytetet që përmendëm më sipër, kodet e tyre origjinale dalluese.

Ne, përgjithësisht mbetëm në kuadrin e “fshatrave të mëdhenj” me mendësi provincialiste të infektuar nga kultura dhe mentaliteti orjental, si mendësi pushtuese, por edhe me ndikim imponues nga fqinjët kryesisht turk, sllavë dhe grekë.

Kjo mënyrë sjelljeje dhe jetese, u transmetua edhe në veprimtaritë praktike jetësore të mëpastajme. Ende në këta qytete, mu në qendrat e tyre vegjetonte veshja e vjetër e plagosur kryesisht me ndikimet orjentale, pse jo edhe të përdorimit deri në traditë të jetës tonë të përditshme. Marr shembull vetë kryeqytetin tonë, Tiranën, ku përveç zhvillimit të dukshëm pozitiv në këtë aspekt, ndeshim plot manifestime të vjetra që nuk janë të traditës shqiptare.

Megjithatë, populli shqiptar sot për shkak të orjentimin mental e kulturor perëndimor, pothuajse ka përvetësuar vlerat më të mira të koncepteve moderne të veshjes dhe kjo është një arritje e madhe.

NDIKIMET NEGATIVE SOT NË VESHJEN POPULLORE

Për fat të keq, përveç praktikimit të veshjes perendimore, është ringjallur sidomos pas viteve 90’ një lloj veshje me në bazë me ndikim religjioz, kryesisht e ardhur nga vendet orjentale dhe të pellgut arabik, që nuk kanë kurrë fare lidhje me traditën tonë kombëtare.

Është provuar se ajo është e imponuar, e nxitur dhe e sponsorizuar nga këta vende me tendenca fundamentaliste, që kanë qëllime të pastra ekspasioniste.

Ne duhet të krenohemi me veshjen tonë tradicionale, prandaj duhet ta praktikojmë atë, kuptohet, jo përditë por në raste manifestimesh tradicionale.

Më vjen mirë që vitet e fundit vihet re kjo tendencë. Madje kam vënë re se edhe dasmat tona kanë ndryshuar çasje, duke i ngjarë më shumë një festivali ku manifestohen vlerat tona më të mira kombëtare.

Kjo është një gjë e mirë.

Profesor Hajriz Meleqi, me shumë të drejtë kërkon një ekuilibër në veshje, ku të përfaqësohet edhe tradita jonë shqiptare, por edhe futja me karar i elementëve të rinj që janë trendi i kohës ngado që të vijnë.

TEJKALMI I VIJAVA TE LEJUESHME SE SI DUHET VESHUR I PATOLERUESHËM

Sot është kudo e pranishme në shoqërinë tonë prirja për tu ekspozuar, për të vënë në dukje elemente e format trupore. Më e keqja, edhe kur në çaste festive apo ceremonialesh vishet edhe veshja tradicionale.

Nuk ka asnjë lidhje aq më tepër logjikë ekspozimi i pjesëve trupore si një akt interesant sjelljeje apo kulture, aq më pak tradicionale. Përkundrazi mbulimi në masën e e duhur, plotëson edhe më mirë e qartë karakterin, hirësinë, bukurinë dhe për më tepër madhështinë e bukurisë shqiptare, misterin e magjisë dhe këshërinë e atyre, që të shohin kur ecën apo kur hedh valle tradicionale.

Në këtë kontekst, në traditën tonë nuk duhet të ngatërrohet praktikimi i veshjes tonë të mrekullueshme me veshjen me bazë principet si ndikim i feve me origjinë kryesisht nga pellgu arabik apo shumë më tej. Kjo lloj veshje nuk ka asnjë lidhje e përçasje as me kulturën, as me traditën, e as me mentalitetin tonë.