Mos më pyet sërish…Lefter Shomo

LEFTER SHOMO
MOS MË PYET SËRISH
 
Mos më pyet sërish..
Çdo nuancë natyre që dëbon që mbulon ngjyrat gri,
Çdo produkt djerse e zemre të vërtetë,
Çdo gjë që shpërthen nga rrënjët në shpirt,

Si dufi i luleve që kundërmon aroma përjetë,

Është dashuri.
Mos më pyet sërish..
E shqetësuara dallgë,drita ngjyrë rubin,
Puna e dorës e ngjyer në talent e art,
Çdo ledhë e dhënë me fjalë ngushëllimi,
Pathosi i dashurisë në shpirt e në shtat,
Eshtë dashuri.

 

Mos më pyet sërish..
Një shtytje guximi,një gjest dhembshurie
Dy duar sajuar për të madh përqafim,
Fëmijët që këndojnë si zogj në korie,
Pulsi i zemrës me tone mirësie e çiltërsi,
Është dashuri.

 

Mos më pyet sërish..
E kam njësoj të mësoj të ndërtoj një shkallar
Të miqësisë e respektit në një vend të vështirë,
Njësoj për mua kur gatuaj a ngre një pallat,
Për vevojtarët kur jap ndihmë plot dëshirë,
Është dashuri.

 

Mos më pyet sërish..
Këmbimi i puthjes,një fjalë e mirë,
E qeshura çiltër që del si zogu me krahë
Dashuria për natyrën e njerëzit , virtyte të rallë,
Është dashuri.
Mos pyet sërish..

Emocionet e ndjenjat që si yje ndriçojnë

Çdo gjë që shpirtin ngazëllon si një fëmijë

Kur fal pasionin tënd dhe të gjithë e bekojnë,

Çdo gjë që e mat me pathos e shpirt,

Është dashuri.
Lefter ShomoK /45p.i.α.