Me shpresën udhëtojë-Gëzim Bega

Gëzim Bega

Me shpresën udhëtojë


Bashkë me shpresën kam udhëtuar,
Në mes të erës dhe acarit,
Të përpjetat i ngjita këmbë e duar,
në dimër dhe të nxehtit të behari.

Gropa e vdekjes më rrinte afë e zgjuar,
shpëtova unë,në fije të perit,
Akoma, vuajtjet s’kanë të mbaruar,
S’dua hakmarrje,por fjalën e nderit.

Krahët të përcëlluar nga dielli,
gjunjët të këputur nga udha,
Kazma në kurriz,në dorë beli,
fytyra e mbushur plot rrudha.

Koha rimon grimcat e jetës,
mbi qerpik djersa më rëndon,
kam vuajtur e vuaj prej të vërtetës,
habitem dikush shtrembër më shikon.