Vullnet Mato
Unë të dua, moj e dashur grua,
për ndjesitë e ëmbla, që më fal mua,
për atë zemër, me gjerësi të madhe,
për shpirtin engjëllor, si zonjë bujare,
për ndjesitë e ëmbla, që më fal mua,
për atë zemër, me gjerësi të madhe,
për shpirtin engjëllor, si zonjë bujare,
Për duart, ku ti ruan përherë rininë,
për shijet e gatimeve në kuzhinë,
për merakun, të ndrisë kudo shtëpia.
Për pasionin, të rritet sa më mirë fëmija,
Për sakrificat shëruese me pagjumësinë,
për amësinë, ku ke fituar shenjtërinë,
për mendjen e hollë, që ke si femër,
për dinjitetin, që të mban lart si emër.
Për gabimet, që shpesh më fal mua,
për durim tënd, të pambaruar.
Për gazin, para zërit tim të fortë,
për qetësinë, kur unë marr zjarr kot,
Për shembullin, të duroj dhe unë,
kur ty zemërimi, të bën furtunë.
Për harresë e grindjeve, çdo mëngjes,
sikur s’ka ndodhur asgjë mes nesh.
Për fjalët, me të cilat zbut dhe gurin,
për ndarjen e punëve shtëpiake me burrin.
Për qëndrimin, mes njerëzve të shtëpisë,
si nismëtare e pajtimit dhe harmonisë.
Për të gjithë trupin, ku më fal dashurinë,
për heshtjen, kur bisedon me perëndinë,
për ndriçimin familjar, si me rreze qiellore,
për lukun e zbukurimit, si krijesë parajsore.
Unë të dua ty, moj e dashur grua,
sepse ti më bën vet, që unë të të dua,
sepse i ruan nderin vetes, mua besën,
të gëzojmë bashkë, deri në fund martesën…
sepse ti më bën vet, që unë të të dua,
sepse i ruan nderin vetes, mua besën,
të gëzojmë bashkë, deri në fund martesën…