Zemra e thyer-Ariel Bella

Zemra e thyer
Zemra e thyer nuk qan gjithmonë me lot.
Ndonjëherë buzëqesh, që askush të mos e kuptojë dot.
.
Ndonjëherë hesht.
Dhe në heshtjen e saj fsheh çdo rrëfim.
Pa zhurmë… duke të lënë vetëm të mendosh.
.
Copëtohet në pjesëza
që kërkojnë vetëm një arsye për t’u ndier gjallë.
Ndoshta duken të fjetura,
por brenda tyre ka një botë që ende zgjohet.
.
Në dhimbjen e saj mëson të jetojë.
Të mbledhë copat pa i treguar askujt.
Të buzëqeshë edhe kur brenda saj bie shi.
.
Sepse dikur kishte një arsye
pse rrihte kaq fort.
Dhe ndoshta ende e kërkon…
mes heshtjes së saj.