Me detin jam ndjerë kurdoherë…Andrew Faber-Sjell në shqip M. Zegali Rustemi

ME DETIN jam ndjerë

kurdoherë

si me një mik të rrallë

si me një dashuri pa fund e anë.

Detit s’ia kam fshehur kurrë

të vërtetat.

Detit i kam hapur shteg të më depërtojë

në thellësi të shpirtit,

atje ku nuk ja kam dalë

të mbërri e të shoh as vetë.

Detit i jam rrëfyer për prapësitë

të pa treguara kujt.

Detit i kam kërkuar të jetë

dëshmitar i lidhjes me kurorë

të gëzimit me lumturinë time.

Të jetë sezoni im i rilindjes

të më shpalosi mahnitjen

që s’ma prekin kufijtë e imagjinates.

Detit i kam kërkuar

të më rikujtojë

në cilën udhë mund të shkel.

Për çfarë u përpoqa aq shumë

e mbi të gjitha, për kë.

Përballë detit jam gjunjëzuar

pa mbajtur lotët e fshehur prej gjithkujt.

Përballë detit kam brofur

dhe kam ulërirë zemërimin tim

me sa më mbante fyti.

Detit i kam kërkuar një copëz vend

ku të pushoj dhe të mbyll sytë.

Të më zbusë lëndimet.

Të më largoj mërzinë.

Të më lexoj me kujdes heshtjet.

Të më përqafojë

kur të mos kem më krahë

për t’ia dalë vetë.

Të më shpjerë në horizontin e ëndërrave

e pastaj më lërë atje për t’i shpëtuar.

Për gjithë sa thashë dua të di,

sinqerisht

“Dëshiron të mbetesh dashuria ime”

Ndaj pyes:

“A dëshiron të jesh deti im?”
**********
©️Sjell në shqip M. Zegali Rustemi Marjana #rustemim