Mësueset e fshatit-Kadare

Në udhëkryqet ndanë xhadeve,
Ditët e Shtuna dalin shpejt.
Dhe zgjatin dorën nga makina,
Herë dy nga dy, herë veç e veç.
 
Po shpesh ata që janë brenda,
Me njëri-tjetrin shkëmbejnë fraza.
-Si shumë pretendime kanë,
More shoku Jani, kjo vajzë!
 
Dhe janë ata që bëjnë zhurmë,
Që kanë për vete dyzet gojë!
Që i shkruaj letër presidiumit,
Për një guzhinë po t’ju mungojë.
 
Dhe ato presin makina tjeter,
Aty në botë, aty në shi.
Ato të urtat gjer në dhembje,
Të thjeshtat gjer në madhështi.
 
Tek presin, java që kaloi,
Iu kujtohet si në tym.
Klasa me nxënësit, gabimet,
Q’u përsëritën në hartim.
 
Në mbrëmjen radion dëgjon njëra,
Tjetrës në mend i vjen përsëri,
Shikimi i fotoreporterit,
Q’andej kaloi rastësisht.
 
Koha e fejesës i ka ardhur,
Dikujt ndoshta i shkon çdo ditë.
Pluhuri i shkumësit, vello e bardhë,
U bie mbi supe dhe i trondit.
 
Po s’ngrënë ato botën në këmbë,
Në komitet, në ministri!
Ato të urtat gjer në dhembje,
Të thjeshtat gjer në madhështi!