Dhe kjo botë e jona-Kasam Shaqirvela

Kasam Shaqirvela



Dhe nëna Natyrë dhuroi shumëçka
Edhe vetë Zoti krijoi ndryshueshëm
Të gjithë nuk janë të njëjtë, pa çka
Së fundi,. të gjithë flenë amshushëm.

Ka drurë që mbajnë edhe gjethet
Stinësh të egra pa pyetur për kohën
Po ka pemë që s’i mbajnë dot frutat
Qofshin ato të egtat apo të butat.

Po njerëzit ku janë që shfaqin vesin..,
Dhe zbresin mallit, tok me kohën..?
Bien fjalët si gjethet, trungjet bosh mbesin
Në vjeshtën e vonë, nga uragani që shohën!

Ca smirë dhe djallëzi lidhen në një amalgamë
Seç endet perdja e errët që terron dhe sytë
Fjalët “zonëza”, më shumë se bëma kapin famë
Emri “njeri”, sot e mot është një e s’ka të dytë!

Në mungesë të vertikales qenia tjetërsohet
Edhe ndera me nderimin s’kanë ku të mbahen
Ju mbajeni vetëm dritën edhe kur të terrohet…
Sepse dashuria me ligësinë mu aty ndahen.

Dhe zemra kur ushqehet si tepër me urrejtje
Atëherë edhe shpirti, doemos, prodhon ligësi
Në daçi përdorne formulën që s’ka brrejtje
Ushqejeni zemrën o nerëz, ma fort me dashuri.