Aroma e jetës

Aroma e jetës ndihet kudo në kufinj pafundësie.
Në agun e ditës deri sa dielli perëndon
Kur lodrat vihen në duart e një fëmije.
Në trokitjen një bastuni që hapat numëron
Aromë pranvere ka kur jeta hapat I hedh
Kur lulet me ngjyra si ëndrra na parfumojnë
Tek uji I detit të kripur dhe e kaltër që të deh
Ku dielli derdh dritën mbi dallgët që shkumojnë
Të shfaqet aroma në vjeshtën që verdhullon
Kur qielli pëshpërit dhe dheu frymë merr.
Aroma e gjumit të dërgon te mali me borë
Si përrallë dimri që mbi heshtje ngre folenë.
Ato mbeten në shpirt si kujtime nostalgjike
Secila prej tyre është e lehtë, e rëndë, e hidhur
I ngjan një ngjyre në ylberin e jetës në ikje
I ngjan një kopështi me aroma të rilindur
Jeta është një kopësht me aroma të panumërta
Ne jemi udhëtarë në këtë rrugën pa kthim
I mbledhim një nga një me dashuri e durim
I vemë nê arkiv ku fjala merr më shumë hire
Shtator 2026
Autori : Silvana Çekiçi Rodi