Në Sofren Pukjane, 2026
Ma daten 3 tetor 2026 në qytetin e Pukës, “u shtrua” per te 18 -tin vit Sofra Pukjane. Sheshi Skenderbeu dhe Pallati i Kultures “Ndue Shyti” ishin mjediset ku u mblodhen banoret vendor, miqte dhe te ftuar nga zona te ndryshme te vendit. Eshte kjo nje veprimtari e perviteshme qe organizohet dhe sponsorizohet nga grupimi I biznesmenve pukjane. Ne ate dite u zhvilluan disa veprimtari te programuara Takime te ndryshme te banoreve me biznesmenet, koncert nga dy Qendrat kulturore te Femijeve Puke e Fushe-Arrez, Koncert festiv nga kengetaret dhe valltaret pukjane dhe jo vetem. Veprimtaria u mbyll me nje dreke festive.

Fjala pershendetese e Presidentit të “Sofrës Pukjane” Tonin Alia (Mjeshtri I Madh)
Përshëndetje të gjithëve!
I nderuar Zv. Kryetar i Bashkisë Pukë, Z.Ferit Rringa. I nderuar Kryetari I bashkisë Fushë-Arrëz Z.Hil Curri
E nderuar Prefekte e Qarkut Shkodër, znj.Dr Holta Dudo e Zv.prefekte Amila Gjyrezi .
Të nderuar deputetë e ish deputet të Kuvendit të Shqipërisë, z. Arjan Ndoja, Z.Shkurt Lasku, Z.Frrok Gjini, Z.Lodovik Hasani.
Të nderuar Kryetari I komunes Z.Giampiero Foosi. Të nderuar kordinatorë të binjakëzimit B.Puke me komunën e Signa, Z.Nikolin Gjeloshi.
I nderuar Z.Marin Perkeci, përfaqësues I Sofrës Pukjane në Amerikë
Të nderuar anëtarë të grupit organizator dhe sponsorizues të “Sofrës Pukjane”,
Të nderuar pjesëmarrës, miq e dashamirës,
Mirë se erdhët në edicionin e 18-të të “Sofrës Pukjane”! Është një kënaqësi dhe një nder i veçantë që edhe këtë vit mblidhemi së bashku rreth kësaj sofre, e cila prej gati dy dekadash është bërë simbol i bashkimit, i dashurisë për vendlindjen, i kulturës, traditës, bujarisë dhe mikpritjes pukjane.
Puka është një trevë e veçantë shqiptare, e vendosur në një terren malor, me pyje të dendura, male, liqene e lumenj dhe me peizazhe të bukura, që krijojnë mundësi të mëdha për zhvillimin e Turizmit.
Ajo është e pasur me burime natyrore, minerale, si bakër, krom e kaolinë, ndërsa lumenjtë dhe liqenet e saj kanë krijuar mundësi të rëndësishme për zhvillimin energjitik dhe ekonomik të zonës.
Përtej çdo pasurie natyrore, pasuria më e madhe e Pukës janë njerëzit që kanë lindur, jetojnë , punojnë e kontribojnë për vendëlindjen e tyre.
Pas ndryshimeve demografike të viteve ’90, shumë vëllezër e motra pukjanë u larguan nga vendlindja, brenda dhe jashtë Shqipërisë, në kërkim të një jete më të mirë.
Por largimi nuk do të thotë kurrë harrim e mosëkthimë për pukjanët, kudo që shkuan, morën me vete kujtimet e vendlindjes, dashurinë për familjen, traditat, bujarinë, fisnikërinë e mbi të gjitha, mikëpritjen.
Këto vlera u ruajtën, u promovuan dhe u përcollën brez pas brezi edhe nëpërmjet “Sofrës Pukjane”, e cila sot është kthyer në një institucion të rëndësishëm të bashkimit të pukjanëve kudo që ndodhen brenda e jashtë vendit. Sofra jonë nuk është vetëm një tryezë ku mblidhemi, por eshtë një urë që lidhë të shkuarën me të ardhmen.
Puka ka një trashëgimi të jashtëzakonshme natyrore e kulturore dhe duhet të jetë një burim krenarie për çdo pukjanë. Ne duam që brezat e rinj ta shohin Pukën jo vetëm me nostalgji, por edhe me besim e vision, dëshirë për ta zhvilluar promovuar e lulëzuar në cdo stinë të vitit.
E ardhmja e saj duhet të ndërtohet mbi pasuritë natyrore, kulturën, traditat, turizmin, sipërmarrjen dhe, mbi të gjitha, mbi njerëzit e shkëqyer që e duan dhe e mbajnë gjallë këtë trevë.
Gjatë këtyre 18 viteve, “Sofra Pukjane” është përpjekur të ketë në vëmendje zhvillimin e kulturës, mbështetjen e talenteve të reja, artistëve e sportistëve të afirmuar.
Kemi mbështetur Ditën e Kulturës Pukjane, në ditëlindjen e artistit të popullit Z.Ndue Shyti, festivalin Mbarëkombëtar të Fëmijëve FushëArrëz e Pukë, si dhe veprimtarinë të ndryshme. Kemi bashkëpunuar dhe kontribuar, me aq sa kemi mundur, edhe për bashkësitë fetare në rrethin e Pukës.
Këte vit forcat i kemi përkushtuar për kthimin në identitet të Kishës së Shën Palit në Kabash, po punohet për dokumentacionin dhe miratimin në Ministrinë e Kulturës meqënse është objekt i trashgimisë kulturore i kategorisë së parë shpallur në vitin 1984. Fondet për fillimin e punimeve nuk mungojnë por dokumentacioni kërkon kohën e vetë. Kemi qenë të gatshëm të ndihmojmë në përballimin e fatkeqësive natyrore dhe situatave të vështira shëndetësore e sociale. Këto janë dëshmi se “Sofra Pukjane” nuk është thjesht një veprimtari festive. Ajo është një frymë bashkimi dhe një përgjegjësi ndaj vendlindjes.

Puka ka pasuri natyrore dhe njerëzore të cmuar e vlerësuara kudo, është cilësuar nga vendas dhe të huaj si një parajsë natyrore. Ajo është e veshur me pyje pishe, ahu, bredhi, geshtenje , panje, frashëri, blini, shkozë , dhe drurë të rrallë mjaft të cmuar. Malet e larta si Munella, Krrabi, Kunorë Dardha e Tërbuni janë një nga pasurit më të cmuara natyrore të zonës dhe streha e një faune të pasur, ku përfshihen rrëqebulli, ariu, ujku, macja e eger, kaprolli, dhelpra, derri i egër, lepuri e shqiponja.
Rrugët që përshkojnë trevën, shtigjet turistike, liqenet, lumenjtë, bujtinat, fshatrat, kulinaria tradicionale dhe mikpritja pukjane krijojnë një mozaik vlerash që duhet ta promovojmë edhe më shumë.
Vitet e fundit, vilat, bujtinat, restorantet dhe strukturat e reja turistike të ngritura nëpër fshatra, flasin për një cilësi të re jete dhe, për një rikthim të banorëve në trojet e të parëve.
Ky është një zhvillim që duhet mbështetur, nxitur dhe promovuar fort nga të gjithë aktorët që e njohin Pukën brenda dhe jashtë vendit. Nga anëtarët e “Sofrës Pukjane” janë ndërtuar dhe rikonstruktuar shtëpi, restorante e hotele në zona të ndryshme të Pukës, është negociaur vazhdimisht në të gjitha instancat e larta të shtetit për zhvillimin e Pukës .
Këto investime janë një tjetër dëshmi se pukjanët, edhe kur jetojnë larg, vazhdojnë të besojnë dhe të investojnë në vendlindjen e tyre. Mirënjohje për institucionet dhe kontribuesit.
Mirënjohje për Komunen e Signa Itali që shpehu dëshiren për të kontribuar në zhvillimin e Bashkisë Pukë. Në këtë ditë, dëshirojmë të falenderojmë Prefekturen e Qarkut Shkodër, Bashkinë Pukë dhe Bashkinë Fushë-Arrëz, të cilat punojnë për zhvillimin dhe rritjen e vlerave të kësaj treve.
Mirënjohje për Sofrën Pukjane në Amerikë me përfaqsues Z.Marin Përkeci. Mirënjohje për Klubin e Shkrimtarëve dhe Artistëve, Shoqatën Ekoturistike, për kontributin e tyre në kulturë, art dhe turizëm.
Sot është rasti të shprehim respektin dhe mirënjohjen tonë të sinqertë për ekipin e biznesmenëve pukjanë që nuk kursejnë asgjë për zhvillimin e vendlindjes së tyre.
Mirënjohje për: Tonin Alia, Rrok Gjoka, Mark Gjinaj, Arjan Ndoja, Ndoc Mustafa, Lazër Mhilli, Lush Osmani, Ded Maluta, Petrit Syla, Mark Luli, Pashk Rrapi, Andrea Zaja, Agim Kola, Pal Cara, Vasil Muslia, Mark Frroku, Ilir Ibraj, Shkurt Lasku, Alban Papushi, Ndue Shani, Nikolin Qafa dhe Roldi Deda. Secili prej tyre, në mënyrën më të mire të mundshme , është pjesë e një kontributi të përbashkët për Pukën. Një sofër që gjithmonë na bashkon,
“Sofra Pukjane” është shtëpia jonë e përbashkët. Është vendi ku takohemi, kujtojmë të parët tanë, ruajmë traditat, ndajmë mendime dhe ndërtojmë ide për të ardhmen.
Kjo sofër na ka bërë të kuptojmë se, pavarësisht se ku jetojmë, vendlindja na bashkon dhe na thërret gjithmonë pranë saj.

Sot, në edicionin e 18-të, ne nuk festojmë vetëm një traditë që ka zgjatur 18 vite dhe te mos ndalet per te vijuar ne shume vit te tjera. Ne festojmë për Pukën, pukjanët dhe lidhjen e tyre të përjetshme me vendlindjen. Le ta ruajmë këtë traditë dhe t’ua përcjellim brezave. Le t’u mësojmë fëmijëve tanë se vendlindja nuk është vetëm një vend në hartë por është vendi ku duhet të kontribojmë e ta mbajmë traditen sic e ka zakon Pukjan.
Vendlindja është kujtesë, identitet, kulturë, familje, rrënjë dhe pjesë e pandarë e jona. Prandaj, le të punojmë së bashku që Puka të jetë gjithnjë e më e zhvilluar, më e dashur për banorët e saj dhe për të gjithë ata që e vizitojnë. Le të vazhdojmë ta mbajmë të shtruar këtë sofër, jo vetëm për të kujtuar të kaluarën, por edhe për të ndërtuar të ardhmen.
Dhe le të jetë kjo sofër gjithmonë një vend ku pukjanët takohen si miq, vëllezër, motra dhe si një familje e madhe. Me këtë frymë, ju uroj të gjithëve mirë se erdhët, gëzuar dhe një veprimtari sa më të bukur e të suksesshme!
Uroj që kjo sofër të mbetet gjithmonë e shtruar për miqësinë shoqërinë, bashkimin, kulturën, traditën dhe dashurinë për Pukën. Faleminderit të gjithëve dhe suksese në veprimtaritë e ardhshme!



Nga grupi organizator u be nje vizite ne “Pushimoren Fotosinteza”
Pergatiti per botim: Gjon Fierza