Përgjigje Marenglen Kasmi – Punonjës Shkencor pranë Insitutit të Historisë, së Akademisë së Shkencave, shkrimit të tij “Vate dhe Vlora, na e morën çifutët”-Eduard Demo

Eduard Demo

Përgjigje Marenglen Kasmi – Punonjës Shkencor pranë Insitutit të Historisë, së Akademisë së Shkencave, shkrimit të tij “Vate dhe Vlora, na e morën çifutët.”

#AShSh#MarenglenKasmi

Prof. asoc. Marenglen Kasmi është studiues i historisë moderne. www.akad.gov.al

Ju lexova me kërshëri. Kuptova fillefund që ju nuk keni aspakt dijeni se për çfar po protestohet në Vlorë. Vetëm popujt nomadë nuk kanë Identitet Kombëtar dhe Trashëgimi Kulturore Shpirtërore dhe Materiale.

Të gjitha kombet në botë kanë simbolet e tyre ashtu si edhe Ne kemi tonat. Kemi Heroin tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeun, kemi Flamurin tonë Kombëtar Kuqezi, kemi Ismail Qemal Vlora themeluesin e Pavarësisë, kemi Lidhjen e Prizrenit 1878, kemi Sheshin e Flamurit ku ungrit Flamuri Kuqzi dhe u mëvetësuam nga Turqia, kemi Varrezat e Heronjve dhe Dëshmorë, kemi Shëpinë e Abetares të Gjuhës Shqipe ashtu edhe kemi godinën e Klubit Patriotik Labëria, Monument Kulture i Kategorisë së I-rë shpallur nga qeveria Shqiptare në vitin 1982 e të tjera.

Këtu nuk është e rëndë ngritja e një muzeu hebraik, këtu është e rëndë shkatërrimi i Simboleve tona Kombëtare dhe ngritje mbi to e muzeumeve të tjera.

Unë të mirëkuptoj sepse ti nuk e njeh qytetin e Vlorës dhe nuk ke se si ta dish që pranë godinës së Klubit Patriotik Labëria është edhe vilë shumë e bukur tre katëshe e hebreut Pepe Levi në pronësi sot të shtetit shqiptar, shumë e përshtatshme për një muze çfarëdo. Për kaq të mirëkuptoj. Për mashtrimin që thua që janë dy godina të ndryshme nuk ka mirkuptim. Mashtrimi dhe dezinformimi është i dënueshëm. Ju e dini më mirë se unë që po imitoni Gëbelsin që ju aq mirë e njihni sepse keni studjuar në Gjermani !

Përse do të tjetërsohet Klubi Patriotik Labëria themeluar në vitin 1908 me President Nderi Ismail Qemal Vlora dhe pararendës i Pavarësisë së Shqipërisë ?!

Përse do të tjetërsohet ky kompleks Arkitekturor Monument Kulture i Kategorisë së I-rë, Mbrohet nga Shteti ?!

Mungesa e informacionit nga ju është se përse tjetërsohet një nga Simbolet tona Kombëtare dhe jo pse ngrihet një muze hebre ?!?!

Zotëri drejtues i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, çka kamë thënë më lartë nuk janë për tu anash kaluar. Dumbabiste është qëndrimi juaj dhe i gjithë të tjerëve që mendojnë si ju.

Ti nuk e di po në Zonën Muzeale të qytetit tonë është Monumunt Kulture, mbrohet nga shteti “Rruga e Hebrejve” dhe nuk është vetëm rrugë për edhe banesa dy e tre katëshe në të dy anët e saj.

Në raste ju quani dumbabistë qytetarët vlonjate dhe shqiptarët që me forcë po mundohen të mbrojnë Simbolet Kombëtare jeni shumë gabim. Vëndi i punës të detyron të shkelësh vetveten dhe integritetin tënd intelektual, por të marrësh guximin dhe të shkruash publikisht për të përdhosur Simbolet tona Kombëtare nuk është padituri, është diçka më shumë se kjo. U zgjata i bindur që ju nuk keni dijeni e plotë për çfar po protesohet në Vlorë dhe keni shkruar si një servil i mirëfilltë i keyetarit tuaj. Krahasimet që ke bërë janë shumë të pavënda dhe nuk ju nderojnë aspak .

Është e turpshme që Akademia e Shkencave të Shqipërisë shpalos mendimin nëpërmjet jush në mbrojtje të shkatërimit të Trashëgimisë sonë Kulturore, Shpirtërore dhe Materiale si dhe del në mbrojtje të cënimit të Identitetit tonë Kombëtar. Heshtni !