Mos më shit atdheun-Shqipojna Arshi Veizaj

Mos më shit atdheun 🇦🇱❤️

Nuk më duhet jeta kur tokën po ma shesin e fëmijët më kanë dëbuar… thotë gjyshi teksa I dridhej buza dhe duart,

Këto fjalë të një të moshuari mbartin brenda tyre dhimbjen e një jete të tërë. Janë fjalë që çdo kushë prej nesh është prekur në shpirt ,Ndërsa

shikoje këtë burrë të moshuar! Fytyra e tij mbante rrudhat e viteve, mundin e jetës dhe peshën e një dhimbjeje që nuk shuhet lehtë. Ai kërkon dinjitet, kërkon të drejtën për të jetuar në vendin e tij, në tokën ku ka lindur dhe ku ka rrënjët e veta.

Nuk më duhet jeta kur tokën po ma shesin e fëmijët më kanë dëbuar…Thotë,.

Sa e rëndë është kjo fjali! Sa dhimbje mund të mbajë një zemër që ndihet e huaj në vendin e vet! Të jetosh një jetë të tërë, të lidhesh me tokën tënde, të mbash në shpirt kujtimet e fëmijërisë, djersën e të parëve dhe dashurinë për atdheun, e pastaj të ndihesh sikur nuk ke më vend aty ku të përkasin rrënjët.

Një njeri që ka kaluar shumë në jetë nuk del në sheshë të flasë për pasuri. Ai del të kërkojë atë që për të ka më shumë vlerë se çdo gjë **DINJITETIN!**

Atdheu nuk është thjesht një copë tokë që blihet e shitet. Ai është shtëpia e të parëve tanë, varret e gjyshërve, kujtimet e fëmijërisë, gjuha që flasim dhe historia që mbartim mbi supe, Është vendi ku kemi rrënjët dhe ku duam që edhe fëmijët tanë të kenë të ardhmen e tyre.

Por çfarë vlere ka zhvillimi, nëse njeriu i thjeshtë ndihet i dëbuar? Çfarë kuptimi kanë pasuritë, nëse humbasim dinjitetin dhe lidhjen me vendin tonë? Dhe çfarë do t’u lëmë brezave që vijnë, nëse sot nuk dimë të mbrojmë atë që trashëguam nga të parët?

Ky i moshuar nuk është thjesht një njeri që ngre zërin. Ai është një rrënjë e fortë e gjallë se atdheu nuk duhet të jetë vetëm një fjalë e bukur nëpër fjalimet e këtyre mashtrusve, por një përgjegjësi që e mbajmë të gjithë mbi supe, more maskarenj dëgjojeni zërin e tij! Pas atyre fjalëve qëndron një jetë e tërë, një plagë e thellë dhe një dashuri për vendin që vitet nuk ia kanë shuar.

Ndoshta ju kaloni pranë njerëzve të tillë pa u ndalur, pa e kuptuar se pas fytyrave të tyre të lodhura fshihen histori që meritojnë të dëgjohen. Por ndonjëherë, pikërisht zëri i një të moshuari duhet tju kujtoj atë që keni filluar ta harroni ju gjakpirës **njeriu nuk ka nevojë vetëm për bukë, por ka edhe për dinjitet; ka nevojë për një shtëpi, por edhe për një atdhe ku të mos ndihet i huaj ,

Një ditë, kur ne të mos jemi më, fëmijët tanë do të na pyesin:

Çfarë na latë trashëgim?

Ju o bijtë e Skënderbeut?!

Le të mos u lëmë vetëm ndërtesa e pasardhësvetanë, por edhe një atdhe me dinjitet, një tokë të mbrojtur dhe një popull që nuk e ka humbur dashurinë për rrënjët e veta.

Sepse atdheu nuk është pronë i disa deputetëve të pa zotë apo të një njeriu dhe as e një brezi të vetëm. Ai është trashëgimia e një kombi të tërë, që duhet ruajtur me përgjegjësi, drejtësi dhe dashuri.

**ATDHEU NUK ËSHTË THJESHTË TOKË QË SHITET DHE BLIHET ËSHTË DINJITETI, RRËNJËT DHE E ARDHMJA JONË! Respekte