
meditim
Ndodhi dje pas dite. Grushti i rinisë gjëmoi fort, idhnueshëm. Nuk ishte atentat kundra Duçes i një të riu si Vasil Laçi. Jo ishte 13 tetor i shekullit te ri, 2026. Aty do të ndizej flaka, shkendija zjarmuese e një revolte. Ajo kishte udhëtuar qetësisht me plotë kulturë, dinjitet për 135 ditë pa u këput. Nuk i mposhti djersa çurg e gushtit, as kollonat e pesta, brenda trupit të saj rinor. E sot studenti Klevi Metaj do të ndeshej si gladiator spartan në logun e luftës. Të kujt lufte ? Realish nuk shohim pushtues të huaj asgjëkundi.:
Po, ai doli nga gjiri i këtij populli si një engjëll. Kur pa pritur, befas u kthye në një tigër i çartun. Kryetari Rama e ktheu me dinakëri dhelpre veten në ZOT të popullit të vet. Së pari ju thithi si shushunjë e pa ngopur gjithë të mirat, vyrtytet, forcën frizike, energjitë mendore. Pastaj i pëlqyen dhe i mori, qytetar të huaj, arkitekt prendimor, politikan të huaj për të punuar për shqipërinë. Me pabesi dhe tirani shqelmoi të vetët. Dhe çfarë ndodhi për 13 vjet, popullin e vuri nën një diktatur të heshtur: o shpirtin o me mua. Ndërsa veten e shpalli pinoçet të kundërshtarëve politik, te pasurive natyrore e minerale të shqipërisë. Ai u kthye në matrapaz i drogës i përkrahësve të përdoruesve dhe tregëtarëve të saj. Ndërsa vlonjatëve ju solli në qendër historinë materiale e shpirtërore Hebraike. E ky shpirt i kullave, betoneve dhe armik gjer në vdekje i natyrës, pronës private u kthye në përbindësh kombëtar.
Si rrjedhoi Klevisi nuk u përmbajt ai dhe qindra student, vendosën: ja vdekje, ja liri. Fytyra e tij kështu i lidhur pas hekurave rrethuese në udhën e Durrësit, po më shikon sy ndriçues. Sigurisht jo si një i penduar, por si një grishës hynjor për bashkim që me guxim e heroizëm të shembim sistemin më të egër 36 vjeçar. Kushdo që e shikon këtë PROMETE me gjoksin hapur, trup gjatë e muskuloz, lexon thellë në sytë e tij shqiponjë thirrjen vullkan patriotike; ÇOHUNI EDHE JUVE. Une jam lidhur me zinxhir duarsh e këmbësh, por, do t’i bëj thërrime e do të bëhem edhe më i fuqishëm si një spartan i vërtet.
Ai tani është në spital, nga plagët e shkopinjëve të gomës në ball. Pikat e gjakut të tij skuqën asfaltin. Ai vetëm shterngoi dhëmbët në shenjë durimi nga dhimbjet therëse. Edhe tani nga plaga po vuan. Një dhimbje tjetër deri në palcë të kockës ndjen ky trim gjirokastrit. Natyrisht kur shikon nga xhami dritares, nanën gazetare dhe babin polic të përlotur e fytyre vrarë nga trishtimi. Mjerisht takimi është i ndaluar se ai është i dënuar. Për çfarë? Sepse Sulltani ynë i urryeshëm, kërkon të ruaj fronin deri sa të shes copa copa trojet e e shqiptarëve.
Vështroi dhe një herë këte hero të gjallë dhe përpiqem të vjel kumtet brenda balli të tij: më shembëllen me frontin barikada të rinisë studentore. Ne sytë e tij të zinj e të mprehtë prej shqiponje shikoi qartë të ardhmen e një Shqipërie krejt ndryshe, si andërrat e bukura të rinisë të çerek shekullit të njëzetë e njëtë. Nga energjitë e tij qëmtoi besimin në fitore dhe në një sistem politiko ekonomik vërtet për shqiptarët në shqipëri dhe të syrgjinosurve kudo në lamshin e dheut. Fytyra e tij edhe pse njomëzake tregon pjekurinë intelektuale, burrërinë, fisnikerinë dhe vendosmërinë e një revolucioni deri në fitore.
14.10.2016 Dr. Selman Meziu