Mëngjes-Agron Mema

Agron Mema

 
Dielli i shpërndau zjarrtas rrezet
Mbi gjysmën e rruzullit tokësorë,
degëve vetëm fruta, janë rrëzuar gjethet,

Oxhakët kanë filluar tymojnë…
Dëbora dërgon sinjale vizite,
Me vello të bardhë, nuse:
-Po vij pa pasur lloje frike
Dimrin përqafuar për gushe,

 

Me dimrin jam dashuruar,
Në gjoksin e tij jam përherë,
Ndryshe burimet s’do kishin vërshuar,
Harbueshëm, të freskët çdo pranverë.
 
Ky mëngjez i sotëm mes tetori,
Me bukuritë e tij vjeshtake
Gjithshka nga shpirti tij më solli,
Vjeshtën dhe pranverën, si motra binjake.