Hej Shqipëri..!Kasam Shaqirvela

THIRRJE PUBLIKE, QEVERISË SË SHTETIT SHQIPTR EDHE POPULLIT SHQIPTAR-MOS U BËNI SHKAKTARË TË LUFTËS CIVILE NDËR NE!
(Mos i jetësoni skenaret e zeza… për Atdheun tonë edhe ashtu të copëtuar?!)
*
*
HEJ SHQIPËRI..!
Hej Shqipëri se ku m’ke rënë…
Tymi e flaka ta kanë kapur qiellin
Retë e zeza oh, kush t’i ka lëshuar?
Kush po do për të ta zënë Diellin!

Se s’kam parë më gjë katile
Me vra vëllai more, atë vëllnë e vet
Kush po të fut në këtë luftë civile
Me u vra mes vete na të mjerët e shkretë.

Çka na ka faj more Shipëria e mjerë
Për ta djegur e për ta shkrumbuar
Me vra njerëz more dhe duke ndejtur
Apo në qofshin dhe duke protestuar.

Se s’del as tymi pa u ndezur zjarri
Pse s’pyetët njëherë, o ju preft e mira
Se nuk çohet inat me shtet e pasuri
As pa moral s’ju vyen pushteti, juve fakira.

Shumë kohë e keqe për poezinë..
Nuk është rasti për të shkruar vargje
Por është brenga ore për njerëzinë
Që po mbesin sikur korbat në gardhe.

Se n’medaljonin që i thonë Shqipëri…
N’secilën anë të saj po vepron dora e huaj
Saqë s’po di më njeriu kujt që t’i besojë.
Veç po lutem në Zot, vendi im të shpëtojë

Dhe atë të drejtin për ta ndihmuar…
Kurse atë të shtrembërin, rreptësisht ta dënojë.

© Kas Vela(fort i brengosur)
**