Shpërfytyrimi i personalitetit dhe karakterit njerëzor nën frymën e satanait në romanin “Maskat “ të shkrimtarit Spiro Thomari-Nga Agron Mema

Nga Agron Mema

E lexova librin, më sakt romanin “ MASKAT “, i 21-jti në rradhën e botimeve të këtij autori me vëllimet poetike, me tregime dhe romane. Vërtetësisht dhe sinqerisht më befasoi trajtimi komozisional i subjektit, një arritje e një shkalle më të lartë cilësore letrare, mbi trajtimin e fateve njerëzore mbi bazat dhe çështjet kryesore të pasqyrimit letrar të realitetit, sidomos gjatë e pas vitit të mbrapsht e të marrëzisë shqiptare 1997.

Përfshihen çështjet më të rëndësishme, të trishtuara, të dhimshme, tragjike, por edhe humane e optimiste për ringritje dhe ecje para në autostradën e paqes dhe përparimit. Në këtë linjë, përmbajtja e romanit dhe narracioni, me një stil letrar të një sintakse cilësore, është paraqitur thjeshtë në mënyrë që leximi dhe kuptimi të jenë më të lehta për lexuesin. Dhe në fund thua që ky libër ja vlen të lexohet në mënyrë që të përfitosh dhe të njihesh prej tij me një reslitet të hidhur, ndonëse disi të largëta në kohë, por i paharrueshëm nga kujtesa ppullore dhe ajo historike. Realiteti i asaj periudhe dhe pas saj jepet nga autori me përmasat gjithëpërfshirëse, i realizuar artistikisht me sukses, me një zgjedhje të mrë dhe të larmishme duke treguar mjeshtëri në trajtimin e përmbledhjeve dhe argumentimin e fakteve, njohja e të cilave janë të dobishme për njerëzit duke e bërë romanin të vlefshëm e të sinqertë në rrëfim dhe trajtim, me një përkujdesje profesionale e serioze në dëshmitë e ndodhura dhe shpalosur në subjekt të cilën e ke të pamundur mos ta adhurosh romanin dhe punën e shkrimtarit në mënyrën se si e trajton dhe argumenton ngjarjet dhe personazhet. Mes konflikteve dhe kontraditave të ngjarjeve dhe personazheve jepen me art finese edhe e kundërta e injorancës, r kundërta e dyshimit, e kundërta e pafytyrësisë, e kundërta e gënjeshtrës, e kundërta e urrejtjes, e kundërta e braktisjes, e kundërta e refuzimit, por edhe e kundërta e gjithshkaje që adhurohet dhe kjo, artistikisht, është realizuar duke hirezuar dijen, bindjen, sinqeritetin, vërtetësinë, dashurinë, nënshtrimin dhe pranimin, patjetër që gjithësesi me përkushtim. Kjo u jep subjektit dhe personazheve përmasat e simpatisë dhe madhështisë njerëzore e cila vjen nëpërmjet nënrenditjes sintaksore me qëllimin e trasmentimit të nxitjej për të bërë veprime dhe sjellje të mira dhe frika nga ato të këqia sepse shteti, policia, i rregjistron ato, qofshin të mira apo të liga, dhe vepron sipër tyre duke trefguar obligueshmërinë e besimit të tyre institucional.
Gjatë leximit të romanit “ MASKAT “ s’mundesh dot të përballosh ngërçin që të mbërthen shpirtin dhe ankthin që i vë diafragmën frymëmarrjes tënde. Pse? Sepse gjatë leximit dhe deri në përfundim të romanit, ashtu siç parashkruam më lart, realiteti, narracioni që ofron subjekti dhe mjeshtëria e kompozicionit, mes rreshtave sintaksore ta përcjell në trup këtë ndjesi elektro-kimike. Përballja me këtë realitet të trishtë, të mbrapsht e antinerëzorë deri në kapërcim përtej kufijve të sjelljes që vet Zoti ka përcaktuar në jetën njerëzore.

Nga ana tjetër, me mjeshtëri vjen përballja konfliktuale mes bandave kriminale strukturale dhe të organizuara dhe mes institucioneve shtetërore të sigurisë shtetërore dhe publike, si dhe vet lufta brenda lloit përmes përdorimit opsional të infiltrimit. Subjekti ndjek shumë linja tematike paralele që japin realitetin në ndryshueshmërinë e tij të domosdoshme. Vjen humanizmi mjekësor, kur mjekja përballet me pacientin e plagosur rëndë, ish anëtarë i një prej bandave grabitëse e kriminale, ku viktimë e tij ka qenë edhe vet mjekja me nënën e saj në vitin e mbrapsht 1997. Pacienti në fije të perit midis luftës së tij jetë a vdekje. Mjekja ngrihet mbi ndjesitë dhe përjetimet e dhimshme dhe i përkushtohet profesionalisht pacientit-bandit me “ Betimi i Hipokratit”. Autori e vizaton këtë mjeke me të gjithë forcën, cilësitë dhe vlerat e fizikalitetit dhe shpirtit në majat më të larta të pozitivitetit. Nga ana tjetër, policia e shtetit në luftë kontraditore edhe me vetveten, me përpjekjet për formimin dhe rikuperimin funksional institucional shtetëror në shërbim dhe garanci të jetës së komunitetit dhe forcimittë rolit të shtetit. Jepet me të gjitha ngjyrat e kolorit të mozaikut që shfaqet trajtueshëm në subjekt në horizontalitet dhe vertikalitet, ku luftaështë e ashpër midis policisë shtetit dhe bandave kriminale të organizuara mjeshtërisht, madje më e keqja, se brenda tyre ka pjesëmarrës anëtarë nga policiadhe më keq, edhe nga drejtues të lartë të saj të inkriminuar me këto banada.

Kjo vështirëson punën policore. Duhet strategji strukturore operacionale në hermetizim të ruajtjes së sekretit operacional. Kjo këkon profesionalizëm të lartë policor, sakrifica, përkushtim, ngadalësi dhe shpejtësi veprimi për finalizimin me sukses të operacionit policor pa pasur pasoja të dëmshme, të padëshiruara deri dhe humbje jete , kjo e prë humnisht për të dyja palët përballëse; polici-banda. Dhe kjo realizohet falë përkushtimit të pjesës së shëndodhë të policisë së shtetit që kanë si qëllëim dhe synim mbrojtjen e jetës njerëzore, mbrojtjen e shëndetit të tyre nga helmatisja e narkotrafikantëve, me zbulimin dhe shpartallimin e këtyre grupeve të strukturuara kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Dhe të tillë punonjës policie, specialist e profesionist seriozë e të përkushtuar, ka plot. Dhe luftojnë me të gjithë forcën intelektuale dhe profesionale që u jep ligji dhe shteti, megjithëse edhe me ferra nëpër këmbë e gurë nën rrota nga kolegët dhe e prorët e tyre të inkriminuar dhe të pleksur keqas me grupet e trafikantve nakotikë e të mishit të bardhë, kultivuesve të bimëve narkotike dhe kontrabandistëve të të gjitha llojeve dhe mënyrave. Por e mira fiton ndaj së keqes. Jo vetëm si parim apo postulat filozofik, por edhe si realizim i veprimit praktikë. “MASKAT” i shkrimtarit Spiro Thomari është një realizim cilësorë, ashtu si dhe një shkallë më e lartë nëarritjet dhe prurjet e tij letraro-artistike. Pra autori në këtë libër që kemi në duar, e ke lexuar ao do ta lexosh, është pëgatitur me synimin që të dokumentohet e vërteta dhe që të paraqitet pamja e saktë e saj për të cilën, me qëllim të caktuar, individë të veçantë, organizata terroriste apo dhe media të korruptuara që janë përpjekur të justifikojnë me shtrembërime e deformime atë realitet që “ Perëndia mos e pruftë kurrë”, jo për shqiptarët, por për të gjithë popujt.

Në këtë roman gjenë personazhe, përshkrime, ngjarje e karaktere të sakta e me përgjigje të qarta e të mjaftueshme për njohjen e këtij realiteti tragjik për popullin tonë, kjo vjen nën dritën e së vërtetës të drejtëpeshuar e të moderuar në një sër temash dhe çështjesh të rëndësishme me qëllim arritjen triumfatore të drejtësisë, sqarimin e realitetit dhe bukurive të tyre që njerëzit, lexuesi të nxitet të hyjë në brendësi të tyre. Vetëm një lexim i vëmendshëm të bën që informacioni dhe idetë që jepen mes temës së trajtuar në subjekt të romanit “MASKAT”, ta bën më të lehtë për ta kuptuar.
Sarandë; 17 tetor 2026