
Meditim
Ah sa do të dëshiroja!
Sëbashku me juve andërra do të mblidhja e mbillja shesheve pa fundësisht. Do t’i ndjeja si dhe juve, me shpirt, me zemër, me energji, me mençuri e guxim. Por, mjerisht mosha më ka larguar dhunshëm, fizikisht, mendërisht e vyrtytesh, nga juve. Heronj të tetorit 2026. Vullkan llavshpërndarës për të ndryshuar të sotmen e ndërtuar të nesërmen.
Ju jeni derdhur shetitoreve të kryeqytetit tonë me histori embelike të pa shkruar. Në këto dhera, sheshe me copa guri e asfalti, kanë shkelur fshatari me opinga, qytetari me këpuce dhe çizmja e disa pushtuesve, arkitektët në letër me laps. Tanima ju erdhi rradha juve. Heronj të pa përsëritshëm të shekullit të ri. Të luftoni për ato ideale, aspirata, andërra që ne mjerisht i humbëm në udhëtimin tonë.
Ju të rinj dhe të reja sy shqiponjë që përmes sakrefikash me flamurin me shqipojnë në gji, po shkruani historinë tuaj. Me një luftë pa armë por me tulla, gurë kubikë, copa asfalti, hekuri etj. Kunder kujt? Mjerisht të një regjimi tiranik që nguli rranjë në trupin e brezit të jetës tonë. Kokë ulur, i turperuar, i mbytur nga fajet, po i vuani juve yjet e mëngjezit të Shqipërisë së re. Ju mbartni me vete thelle në trupin tuaj flakandanë energjish, shkëlqimin e diellit me harqet ylberike të së ardhmes. Po vuani nga gazi lotues, po vuani nga ujrat e autoboteve me spec djegës, se fundi nga plumbat prej gome e ndoshta plumbat e vërtet të REN-eas.
Duhesh të isha midis jush, me juve trimëresha dhe trima vrull zjarr kudo në udhët e sheshet e Tiranës, Elbasanit, Durrësit, Lezhës Gjirokastrës, Burrelit, shetitores ‘’Elez Ndreu,, Peshkopi etj. Kuptohet me aq sa mundesha halleshumtë e me një mijë gabime që bëra në rininë time e në vazhdim. Sëpaku t’iu gjendesha pranë me një fjalë zemre, për t’u mbrojtur nga ndonjë pabesi policësh të paguar nga ‘’mbreti,, tanima me fronin e përgjakur prej pikave të gjakut tuaj, heronj. Mirëpo jo nuk me shikoni dot. Edhe pse unë jam aty te plagët tuaja që djegin, dhëmbin, kullojn gjak rinor. Jam te djaloshi që i thyen shtyllën kurrizore dhe i dëmtuan kokën. Te heroina që e godtën pabesisht në kokë. Te ju që po përballeni trup me trup, sy më sy, me të rinj me uniformen blu edhe me hovin e shkopinjëve të gomës kur godet egërsisht në trupin e gjymtyrët tuaj të njomë.
Mirëpo ku po shkojm? Idealin deshironi t’a ktheni në realitet. Edhe pse shkatërrimet, djegjet, vjedhjet, po shqetësojnë qytetarët. Sigurisht po zemërojnë intelektual, shkrimtar, poet, gazetar. Gjithësejcilin prej juve sigurisht e kupton. Natyrisht, dhimbja e fatkeqsia ju përshkojn trupin tuaj si korent elektrik. Mirëpo revolucioni është veprim, lëvizje, luftë e pabarabartë edhe i gjithë moshave, profesioneve. Biles hyne dhe i ligu, hajduti apo të papërmbajturit për hakmarrje. Valle faji a duhet t’iu ndëshkoj juve rini studenteske, gjimnazista me ideale për një Shqipëri të re, demokraci e zhvillim për të gjithë brezat, për sot dhe nesër? Absolutisht jo. Atëhere vazhdojeni deri në fitore revolucionin e nisur.
18.10.2026 Me Juve -Selman Meziu