Bien shkopinj-Ana Bisholla

 
 
Prej kullës së privilegjeve bien shkopinj,
Sepse “Neronët ” prodhojnë veç flakë dhe urrejtje,
Në këtë diktat liria është në pranga,
Atdheu i dhunuar në burg heshtje.
 
Në kufij paradoks i arësyes së shkelur,
Luhet akti i fundit i një teatri tragjik,
Në skenë prej plagëve të tokës së përlotur,
Erë e djegur prej flakëve ku digjet Neroni.
Poshtërimi sot e kapërceu frikën,

Ëndrra u thye në kujtesën e plagëve të vjetra,
Në bindjen se kërcënimi dot nuk i thau rrënjët,
Ndërsa gjuha gëlltit hakmarrjen,
si mjet primitiv që përtyp helmeta.
@anabisholla. Tetor 2026.
Copyright.