“Si në shtëpinë tuaj!”-Dritan Mardodaj

Dritan Mardodaj

“Si në shtëpinë tuaj!”

Sa hajdutë që paskan qenë
Lirë dunë me e shit Atdhenë.
Mëmëdheu kurr nuk shitet
Koha e tyre po vënitet!

S’do dalin nga Historia
Do të kujtohen për keq
S’ka shenjtor më që i ndreqë!

Në faqet e historisë
Janë Turpi i Shqipërisë!
Pasi ata janë demonë
Dhe për t’a është tepër vonë!

Se me t’a nuk ka pajtim
Si fillim çdo sekuestrim
Çfarë kanë vjedhë, e pasurim
Që të kthehen “n’origjinë”.

Bytheçjerrë si atëherë
Të pabesë dhe të panderë
Faqegropë e barkëthatë
Kanë qenë këta surrogatë!

E më pas këta faqezinj
Do të kyçen të qeli
Le të bëjnë atje orgji!

Boll jetuan “n’paradis”
Duke vjedhur këta pisë
Shqipes i’a bënë “ferrin” n’tokë
Por do bien vetë në gropë!

E në Ferr do t’përfundojnë
Shumë nga djalli po mungojnë

I mungojnë atij shumë
Tek ai janë të punësum
Ndaj i pret me padurim
1000 vjet për torturim!

Në Ferr tek grupi i parë
Shumë larg Dante paska parë
Shumë qartë thotë Alighieri
Atje çdo Ripjellë Besëpreri!

Më pas vendin te tortura
Në Ferr s’ka as rrugë as ura

Nuk ka dyer e as dalje
Për ata nuk ka më falje
Nuk ka dalje e as dyer
Për demonët më të “vyer”.

Në Ferr është vendi juaj
Ka dhe diktatorë të huaj
Rrini si në “shtëpinë tuaj”!