Edi Rama-Ju mendoni se akoma jeni në kushtet për të vendosur kushte me : “Dialog pa kushte”-Marjana Rustemi

Edi Rama

Ju mendoni se akoma jeni në kushtet për të vendosur kushte me : “Dialog pa kushte” ?!

Nuk paskeni kuptuar asgjë nga Uragani Rinor që ka përfshirë këtë Vend!

Nuk është vetëm goja instrument i dialogut, janë edhe sytë dhe veshët (tuaj, si Kryeministër, në këtë rast).

Mbylleni një herë të vetme gojën dhe hapini mirë sytë edhe veshët, në mos:

“Hapi mirë se t’i hapin! “, – thotë Populli.

Dhe nuk është kërcënim. Është Urtësi.