Fol shqip, bija ime- Lindita Vokshi Sinani

Fol shqip, bija ime
Fol shqip, se je le e rrit nga nënë shqiptare
Ku lotët e saj,si rrëke, shkarkojnë
Të flet me zemër e pa frikë
Mbushur me dashuri, si dimër i ngrohtë.
 
Sytë e tu të humbur, një botë të re
Shohin larg,fjalë që si ke dëgjuar
Në rrethana të huaja, një rrugë e veçantë
Por në gjakun tënd, gjuha e nënës rron

 

Të flet ajo me ngrohtësi
Nën tingujt e lashtë, shqipton legjenda
Mendon për ty,si për një dritë
Që ndriçon errësirën e jetës në thellësi

 

Mos harro, fjalët janë një dhembje
Ato mbajnë historinë e të parëve tanë
Ku kujtesa e fortë ,rrit gjithmonë
Të lidh me atdheun, në çdo hap që hedh
 
Ti dashuri, gjuhën e nënës mos e humb
Mësohu të flasësh ,se është një dhuratë
Me zërin e saj që kurr nuk të zhduket
Një pasuri që mbijeton tek ty.