Eduard M. Dilo- në kujtim të Mit’hat Abdyl Frashërit

Eduard M. Dilo 

Në kujtim të Mit’hat Abdyl Frashërit

Eshtë Tetor ! E sa herë që vjen ky muaj na kujton shkuarjen në Amshim të shqiptarit të madh ” Babait të shqiptarizmës” Lumo Skëndos -Mit’hat Abdyl Frashëri. Ishte Ai që sa ishte gjallë shquante e shkëlqente me urtësi, matësi që tregonte në të gjitha fushat njerëzore dhe kombëtare. Ai ishte një patriot dhe figurë e përmasave gjigande për kohën që jetoi. Bir’ i denjë i atij Babai dhe po aq i denjë pinjoll i familjes elitare-themeltare shqipëtare Frashëri. Kudo shkelqeu si vetë ai-duke u bërë shembëll e model frymëzues se si duhet të jetë shqiptari i vërtetë, patrioti dhe luftëtari, shkrimtari dhe diplomati, si duhet të jetë Njeriu. Deri në frymën e fundit ngeli “Shërbestari i Shqipërisë”, udhërrëfyes dritë -diellor për shqipëtarët e vërtetë. Para ca vitesh kur eshtrat e tij preheshin këtu në New York, sëbashku me organizatorin e gjithënjëshëm në këto vite të mergimit pas viteve ‘90-të Z.Pellumb Lamaj, shkonim e vendosnim kurorë e lule të fresktëta pranë varri të ku pushonte në përjetësi. E ndjenim detyrim shpirtëror dhe moral të shkonim pranë varrit të Tij, se ai gjithmonë “ diti të qëndrojë në ballë të luftës kur duhej që Shqipëria të delte nga gjendja Shoqërore e Mesjetës dhe të merrte ndjenjë e shendet të ri”. Në çdo kohë Mit’hat Frashëri do të kujtohet se historia jonë kombëtare ka domosdoshmeri për figura të tilla gjeniale.

Fotografite: Mit’hat Frashëri, Tek varri I Tij ne NY 3-Nderim per Të me Z.Pellumb Lamaj