Arjana Fetahu Gaba

Po çmëndem në këtë botë të shqyer!!
Po çmëndem në këtë botë të shqyer, po çmëndem,
Të marrët të gjithë po hedhin “valle”,
Nuk di as vetë se si po përtyp,
Të vjellët e jetës plot halle.
Mbushur ekranet me “limonada”,
Me skandale që shpejt marrin dhenë,
(Ne jemi të urtë e jo të paudhë)
“Se kështu e nderojmë Atdhenë”.
Na kanë gjynjëzuar të pafetë,
E na tërheqin nga zverku zvarrë,
Sa më shumë na tërheqin,
Aq më shumë shtrëngojnë litarë.
Këta djaj që pjellin çdo ditë,
Se ç’kanë një gjak të përzierë,
Çdo gjë e tyre më neverit,
Të gjithë të lindur në ferr.
Por di që sytë kurrë s’gënjejnë,
Shoh shumë të tillë të pangjyrë,
Zemër zbrazur e të mjerë,
Mbushur mllef në bark të fryrë.
Në qiell të hapur në do të mundja,
Të shkruaja për djajtë pa frikë si profet,
Ti kujtoj se si vuloset liria,
Dhe si duhet të jetë.
Se nuk na shpëton nga demonët asnjë,
Në s’ja dimë vlerën fuqisë që kemi,
A do t’jesh me mua një zë,
A jemi, a s’jemi ?
Arjana Fetahu Gaba
#everyone#follower#explorepage#followforfollowback#everyonefollowers