Viktor Gjikolaj

E PASHË NËNËN NË ËNDËRR…
E pashë nënën në ëndërr
Veshur me petkun mortor –
Dhembja më therte në zemër
Trishtuar u zgjova në mesnatë,
Përtokë nënkresën e flaka –
Drejt nënës jermuar vrapova…
S’kisha flatra
Të ngjitesha ku rron ajo,
Në qiejt e larta…