Migel Flor

Me hapa të rëndë mbi tokë shkelte,
Fryma ngadalë në avull i dilte,
Me aromë kafeje të pa bluar mirë,
Kutia e duhanit gjysëm në xhep i rrinte.
Peŕçante në mjegull të tymuar,
Mbi supe hedhur nga rrobë një trastë,
Qê mbante erë lagështirë te vjeter,
Nga oda e një kasolleje me dru dhe me kashtë.
Hunda e gjatë me kockën e dalë,
Dhe floket e egër në një anë hedhur,
Në rrudhat e ballit vizatuar erëra të ngrira,
Dhe në gishtat e çare një cigare e dredhur.
Përpara një tufë bagëti e shthurrur,
Dhe dora dhe bota mbeshtetur mbi një kërrabë,
Në buzë një këngë labe gjysëm e kënduar,
Në sy ashpërsi dhe melankoli bashkë.
Sa vargje bariut iu kënduan,
Në këngë fyelli më melodi dhe gaz,
Askush për të në vargje nuk pruri,
Vetminë me ujqërit në malet pa oaz!