Panik-Gladiola Jorbus 

Gladiola Jorbus 

Panik

Një dallgë e padukshme, më përmbyt në heshtje.
Bota është një skenë kaq e pakuptimtë.
Mendimet arratisen në udhë pa krye.
Duart më dridhen deri në flijim.

Mbërrin pa trokitur, pa zë, pa mëshirë,
Si hije e ftohtë përvidhet mbi mua.
Prej fyti më zë, në mes të qetësisë,
dhe fryma ime, e tëra thërrmohet.

E njoh këtë ndjesi, tashmë prej dekadash.
Dhe pse fshehur rri, thellë në shpirtin tim.
S’më lë të marr frymë, s’më lë të jem e lirë.
Zemrën më pickon, me thonjtë e pangopur.

Është veç një valë, vetes i kujtoj.
Tutjemë do të shkojë, por jo për t’u zhdukur.
Frymëmarrjet ngërdheshen, të zëna në ngërç.
Paniku sundon dhe kur s’është këtu.