Nga CIKLI :
Kujtim N. Mullai

Nga CIKLI :
“FTESË HAIKU”
(HAIKU – trevargsh me 5-7-5 rrokje)
- Më prit Japoni!…
Për qilim fluturues
HAIKUN kërkova.
I trokas HAIKUT…
E kish humbur çelësin.
Po dritare, ka?
Egoiste vjeshta…
Zgjodhi ngjyrën e artë
Për mbretëreshë.
Takova dikë…
Sa shumë më ngjasonte!
Veten ndryshova.
Fitova ndeshjen,
Po mbeta pa kundërshtar…
Sa i varfër jam!
Lufta për PAQE
Gjakun e derdh lumë…
Medalje shumë.
Të lutem natë,
Eja folë me diellin,
Nuk t’i shoh yjet!
Në tokën shterpë
Puthjefarat i mbolla,
Më dolën brirë.
Karemin e hodhe…
Kollofite, pra, ngjalën!
Hilekandari.
Po jep sadaka
Me tamtame, me zurna…
Po qielli, ç’tha?
17 tetor 2025
Kujtim N. Mullai