E bukura-Eralda Cuko

E bukura

E bukura s’është fytyrë, as pamje në sy,

është diell që lind brenda shpirtit,rri aty.

Është erë që prek dhe s’lë asnjë shenjë,

por sjellë aromë në zemër mbjellë…

Është det i qetë me thellësi të pamatë,

ku ëndrrat lundrojnë sikur hije e zjarrtë.

Është flakë që s’djeg, por shpirtin ta ngroh,

rrufe që ndriçon, pa zhurmë, pa kohë…

E bukura fshihet në heshtje të qeta,

në fjalë të thëna nga zemra të sinqerta.

Në lot që s’bie, por ndrit ndër sy,

në dashuri që jeton edhe kur s’je aty…

Ajo është hëna që shfaqet në terr,

një ëndërr që rron edhe kur s’ka verë.

E bukura s’vdes, s’e fshin as koha,

se lind në shpirt, edhe nëse heshtur ka bota…