Nikos Gatsos-E Dashura nëse më do ( an μ’ αγαπασ αγαπη μου) Shqipëroi: Lefter Shomo

NIKOS GATSOS-E DASHURA NËSE MË DO ( AN Μ’ ΑΓΑΠΑΣ ΑΓΑΠΗ ΜΟΥ)

Ε dashura nëse me do

Do vesh krahë të artë

E rreth mesnate do të ftoj

Shëtitje dalim bashkë.

E dashura nëse më do

Përmbi kështjellë do ngjitem

E që nga reja e zemrës-o

Do përshëndes unë yjet.

E dashura nëse më do

I thashë Shënjëzës tinëz

Për hatrin tënd që të dërgojë

Zymbylat e Afërditës.

Shqipëroi: Lefter Shomo K/633 n g.α.