Drita Rubjeka Zeneli

Një cikël me haikë:
Origjina: Japoni, shekulli XVII.
Vargu parë 5 rrokje.
Vargu dytë 7 rrokje.
Vargu tretë 5 rrokje.
Haiku 1
Dega ra mbi det,
Zambakë i dhuroi,
E u bë penë…
Haiku 2
Era la gjurmë,
Grisi tis mjegullën,
Lart lindi një zog…
Haiku 3
Një degë e thyer,
Fashuar prej gjetheve,
Ëndrrat e rëna.
Haiku 4
Fjala u bë ujë,
Një rreth u bë përqafim,
Që s’u mbyll kurrë…
Haiku 5
Mbi dhe të lagur,
Hëna e prerë në dy,
U ngjizën ëndrrat…
Haiku 6
Shiu shkroi në gur,
Një emër pa zanore,
Era e thau…
Haiku 7
Pena rri mbi det,
Pret një dallgë të fundit,
Shpërhapi fjalën…
Haiku 8
Po ikin gjethet,
Në hapa të heshtjeve,
Në udhë pa kthim…
Haiku 9
Një hije drite,
Ra mbi letër si shpresë,
Fjala u zgjua…
Haiku 10
Një yll u shua,
Uji zbehu shkëlqimin,
Lind tokë e re…
D.R.Z.