Vështrim për librin e shkrimtarit, poetit dhe kritikut letrarë Z.Vaid Hyzoti, “I vogël në New York” Nga Agim Lika

Nga Agim Lika

Vështrim për librin e shkrimtarit, poetit dhe kritikut letrarë Z.Vaid Hyzoti, “I vogël në New York”

Kam në dorë prej re muajsh vëllimin me piezi “I vogël në New York”, të poetit të talentuar, të vendlindjes time Ishmit, Z.Vaid Hyzoti, botuar shtëpinë botuese “Klubi i poezisë”.

Dy fjalë për autorin Vaid HYZOTI,

U lind në Ishëm, në vitin 1960. Arsimin fillor dhe 8-vjeçarë i ka përfunduar në Ishëm. Më pas ndoqi shkollën e mesme në Fushë-Krujë. Ai ka mbaruar studimet në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin Histori Filologji, në degën Gjuhë e Letërsi në vitin 1982. Në vitin 1982 emërohet mësues i letërsisë në shkollën e mesme teknike Rubik, ku punoi tre vjet. Më pas ai kreu studimet pasuniversitare për kritikë letrare në vitin 1986, emërohet mësues për 6 -muaj në Rrëshen. Nga janari i vitit 1986 deri në vitin 1892, punon si redaktor i gazetës Kastrioti. Në vitin mësimor 1992 -1993, ka punuar si mësues në gjimnazin e Krujës dhe më pas në vitin mësimor 1993 -1994, si mësues letërsie në Fushë-Krujë. Në vitin1994 sjkëputet nga arsimi dhe shkon në Tiranë. Më vitin 1998 largohet në SHBA, pre 27 vitesh jeton në New York, SHBA. Vaidi Ka botuar 11 libra me poezi dhe në prozë. Dy librat të tij janë botuar një në Itali dhe një linëŕ në Gjermani. Njëkohësist poezitë e tij janë bërë pjesë e antologjive letrare me poezi brenda dhe jashtë vendit, si Antologjia e shtepisë botuese Novum. Gjatë periudhës 30 vjeçare ka botuar artikuj kritik, analiza, recension për shumë krijues në organet letrare. Është kënaqesi e veçantë, kur shikon poetin Vaid Hyzoti, të renditen mes poetëve gjermanë dhe të huaj në antologjinë “Bota e Poezisë”, të shtëpisë botuese gjermane Frieling . Poeti Vaid Hyzoti prezantohet në këtë Almanak të artit poetik në gjuhën gjermane me biografinë e tij dhe pesë poezi të perkthyera nga vellimi poetik Dita ime – një cigare: 1 Dita ime – një cigare , 2 Natën e mirë ! 3 Vajza në ëndrrat e mia , 4 Vazot , Shqipëria ime. Duke e bërë poezinë bashkëkohore shqipe të njohur dhe për lexuesin gjermanë. Kjo antologji me me pjesëmarrjen e 30 poetëve është vleresuar nga kritika letrare si “Një dokument i kreativitetit dhe larmisë të poezisë së sotme.” a) poezi: 1) Zëri i ditës së re, Tiranë,1986; 2) Qyteti i të marrëve, New York, 2006; 3) Jemi të pandehur, New York, 2008; 4) I dënuar të qesh, New York, 2011; 5) Kafe me djalin, New York, 2013; 6) Dita ime – një cigare, New York, 2017. b) Prozë: 1)Thashethemet e vërteta, Detroit 2002; 2) Fëmi e vjedhur, New York, 2007. Vaidi është tepër aktiv me poezitë e tij, të botuara në Revistën “Pena e shoqatës së shkrimtarëve Shqiptare Amerikanë në New York”. Vështrim për librin e shkrimtarit, poetit dhe kritikut letrarë Z.Vaid Hyzoti, “I vogël në New York” Kam në dorë vëllimin me piezi “I vogël në New York”, të poetit të talentuar Z.Vaid Hyzoti, botuar shtëpinë botuese “Klubi i poezisë”. Poezitë e këtij vëllimi i lexova dhe i rilexova si për herë të parë. Poezitë e Vaidit janë mbresëlënëse, unë do ti klasifikoja të një niveli shumë të lartë, duke i krahasuar ato me poetët e vërtitet, këto poezi flasin shumë. Poezitë janë metaforizime të ndjera të një gjendjeje të caktuar, të përjetimeve dhe japin përfytyrime e imazhe herë të dëshirave për të gjetur fillin dhe herë të trishtimit të pamundesive. E thene ndryshe, poezia e Vaidit eshtë filozofi e tërë perjetimesh artistike. Askund nuk gjen personalizim apo privatësi. Madje dhe ne ato lirika në dukje intime ka një mesazh e një përgjithësimi filozofik. Me fjalë të tjera vërtetë poezitë e Vaidit, kanë veçanti, bukuri, dhe janë tepër origjinale në llojin e tyre të veçantë. Përjetimet enden korridoreve të kohës (nëse do citoja ne ligjerate te zhdrejte) herë për të kërkuar shkakun e një terri që vjen e shtohet, herë për të gjetur veten (një unë) që bëhet erë dhe teret e nuk kapet. Heroi lirik është neë një turravrap të etshëm për pak qetësi shpirtërore. Poezite e librit jane të shumta. Autori është tepër i matur në përzgjedhjen e tij, dhe na sjell krijime të bukura dhe “me peshe”. Një liber me shumë faqe, me poezi të shkurtëra, që do lexuar ngadalë, nga njohës dhe shijues të poezisë. Imazhet dhe perfytyrimet e animizuara zene vend thuajse ne cdo krijim. Një baba që që ka e ëndërruar “New York”, për të rritur dhe edukuar birin e tij, ku vjen e shteron për t’i plotësuar dëshirën të birit, vjen e shfaqet. Mbase kërkon të njohë mbrothesine e trashegimise shpirterore qe le pas. Poezite vijne me nje ndjeshmeri njerezore dhe te ndezura vetem nga impulse të brenshme.Ka nje harmozim të bukur të ndjenjës me mendimin, parë në retorikë poetike dhe me gjetje të mrekullueshme permbyllese. “..Dhe unë bindem. Si manar, unë i vogli bindem…” E lexova me kujdes se për mua poezia e bukur lexohet gjithnjë si herë e parë. Për më shumë kur i lexojnë leter sikur “e kuptoj” dhe me mire. Faleminderit Vaid, qe sjelle një zë krejt tëndin në poezinë shqipe, një poezi origjinale, e thellë ku nuk gjen asnjë fije të dekorit të përgjithshëm e të mëparshëm poetik. Krijuesit e vertetë dinë të flasin pak dhe rrallë dhe të mbeten në kujtesë për një kohë të gjatë… Autor i rrëfimit të heshtur të një brezi të flijuar (Analizë e vëllimit poetik “I vogël në New York”)

Autori i vëllimit poetik “I vogël në New York” Vaid Hyzoti na shfaqet si zëri i heshtur, por i thellë, i një brezi që ka sakrifikuar gjithçka në emër të dashurisë prindërore dhe ëndrrës për një jetë më të mirë për fëmijët e vet. Ai është një poet i përjetimeve të holla, që i përkthën emocionet dhe vuajtjet e emigrimit në vargje të drejtpërdrejta, të thjeshta, por të fuqishme. Një autor që nuk ka nevojë për figura të rënda letrare për të prekur zemrën – sepse e vërteta njerëzore që përcjell është vetë poezi. Ky vëllim mund të shihet si një dokument shpirtëror i një shoqërie në tranzicion, por edhe si një himn për prindin që hesht, duron, dhe përulet para fatit të vet, gjithnjë për dashurinë ndaj fëmijëve. Poezia “Shita shtëpitë…” është ndoshta një nga tekstet më të trishtuara që kam lexuar. Jo për nga fjalët, por për nga e vërteta që mbart. Shumëkush nga ne do të lexojë aty një histori që ngjan e tij – shtëpi që shiten, kujtime që treten, dhe gurë që mbesin këmbëve si mallkim. Mallkimi i atyre që ikën, jo për të jetuar më mirë, por për të bërë më mirë për të tjerët. Dhe që në fund, nuk dinë më ku janë. As këtej, as andej. As emigrantë, as vendas. Një gjendje gri që të bën të ndihesh i tretur edhe kur je mes njerëzve të tu. Në mesin e këtyre vargjeve, poeti nuk harron të na flasë edhe për dashurinë, për pritjen, për mungesën që nuk ka gjuhë tjetër veç heshtjes. Në “Padurim për një takim” rrëfehet ajo pritje e gjatë, që nuk matet me orë, por me kafshime buzësh dhe filxhanë bosh që tundin kot më kot. Në “Sikur…”, një shpërthim i vogël dhimbjeje: “Sa mirë mos të ishim njohur…” – si një rrëfim që nuk guxon të bëhet klithmë, sepse edhe dashuria në këtë botë të re është lodhur, është bërë mallkim, është bërë barrë. Ka një poezi, “Thesari”, ku ndalet koha. Aty autori mbledh sekonda si të ishin stoli të shtrenjta, për t’ua lënë fëmijëve kujtim kur ai të mos jetë më. Një veprim i thjeshtë, por që mbart gjithë thelbin e këtij vëllimi: të jesh i përkohshëm, por të lësh gjurmë. Të mos kesh shumë, por të japësh gjithçka. Dhe kur lexova “Epitaf”, ndjeva të më çahej një damar brenda kraharorit: “Asgjë s’kam qenë, asgjë s’do jem… Në jetë më sollën të pi pak helm…” Helmi i jetës moderne. Helmi i mbijetesës. Helmi që nuk e pinë vetëm ata që u dënuan, por edhe ata që heshtën. Dhe heshtja, në këtë libër, është më e fortë se çdo fjalë. Ky është vëllimi i një brezi që nuk shkroi libra, por rriti njerëz. Nuk bëri karrierë, por mbajti familje.

Nuk u nderua, por sot e nderojmë përmes këtyre vargjeve që i japin zë sakrificës së heshtur. Këto poezi janë fëmijët e atyre që flijuan vetveten. Dhe tani, në këtë libër, ata flasin për ta. I japin zë prindit që s’foli kurrë. I japin fjalë lodhjes, mungesës, braktisjes, dashurisë, përuljes dhe zhgënjimit. Dhe bëjnë diçka më të madhe se çdo lavdi: i japin kuptim heshtjes.

Tematika: Emigrimi, flijimi, humbja e vetvetes Në qendër të vëllimit është migrimi, i cili këtu nuk trajtohet thjesht si ndryshim gjeografik, por si një ndryshim ekzistencial, ku individi humb identitetin, rrënjët dhe krenarinë, për të mbijetuar në një botë të huaj dhe shpesh të ftohtë. Në poezinë titullare, “I vogël në New York”, subjekti lirik vjen në qytetin e madh për të rritur të birin, por përfundon i “vogël”, i përulur, në një rol të zhbërë si prind e si burrë. Flijimi prindëror është aq i thellë, sa që ai nuk kundërshton as fyerjet, as padrejtësitë, as poshtërimet, për hir të së ardhmes së fëmijës. Të njëjtën ndjesi e përcjell edhe poezia “Shita shtëpitë…”, ku autori rrëfen se ka shitur gjithçka nga e shkuara për të ndërtuar një “furrik gjumi” në New York – simbolikë e jetës pa hapësirë, pa zëra, pa jetë. Fëmijët, që dikur ishin motivi i kësaj sakrifice, sot janë vetë dënuesit e prindërve të tyre, pasi i kanë mbajtur në një jetë të përkohshme dhe pa rrënjë. Poezia flet për një dënim të heshtur, që nuk ka fajtor, por ka plagë të thella shpirtërore. Stili: I thjeshtë, por tronditës; gjuhë e zhveshur, por e thellë Poezitë e këtij vëllimi dallojnë për një gjuhë të pastër, të drejtpërdrejtë, por jo të varfër. Autori nuk kërkon të mahnitë me figura të mëdha retorike; përkundrazi, ai e zhvesh gjuhën nga zbukurimet për ta bërë sa më të vërtetë dhe të afërt. Megjithatë, herë pas here, ai përdor metafora dhe simbole që e pasurojnë kuptimin e vargjeve.

Poezia e Vaidit në këtë vëllim poetik “I vogël në New York”, përfaqëson një zë lirik të ndërgjegjshëm, ku ndjeshmëria qytetare, dhimbja ekzistenciale dhe reflektimi mbi realitetin bashkëkohor ndërthuren në një diskurs poetik të qartë, të mprehtë dhe emocionalisht të ngarkuar. Në këtë prurje, autori manifeston një lirizëm të angazhuar, ku përmes figurës së qytetit të NewYork, Mbaj dorën tënde, gurët e datëlindjes, shita shtëpitë, ajo më e bukura, padurim për një takim, mos beso, kur dole në breg, sikur, Urim, thesari, karatakt, Pëllumbat, lindi krishti, Të ndarë, Në Prag, Dukur, Eja të luajmë, kot kërkoj yjey, Gushti emigrantëve, ndërtohet një tablo e gjerë e alienimit modern dhe e brishtësisë së humanes.

Tematika e këtij vëllimi është e larmishme, pa ndarjen me cikle. Autori sikur e bën qëllimisht për të mos krijuar ndarje mes poezive, por për të pasur një vijueshmëri, interesante është dhe përdorimi i vargjeve të shkurtëra, por që e japin fuqishëm mesazhin. Në planin stilistik dhe figurativ, poezia e e Vaidit, mbështetet në një gjuhë të thjeshtë, por me ngarkesë të thellë semantike, ku gjejmë figura të tilla si: metafora e detit që nuk të josh më, pyjet si gjigandë të rrjepur, apo pranverat pa aroma. Ato nuk janë vetëm zbukurime stilistike, por bartin një funksion simbolik që amplifikon dramën ekzistenciale të individit bashkëkohor. Veçanërisht vlen të theksohet përshfaqja e një subjekti lirik të përfshirë dhe të ndjeshëm, por që nuk bie në retorikë. Madje, Vaidi shquhet për ekuilibrin mes emocionales dhe racionales, duke e bërë poezinë e tij të depërtojë thellë tek lexuesi pa rënë në patetikë apo sentimentalizëm të tepruar. Së fundmi, poezia e Vaid Hyzotit mbetet një poezi plot shije, ngjyra dhe muzikalitet, që tejkalon thjesht estetikën, duke ruajtur gjithmonë një dinjitet artistik dhe një stil të matur e të pjekur letrar.

Në poezinë “Katarakt”, për shembull, dashuria përshkruhet si një vetëtimë që le një ndriçim të përkohshëm në sy – një kujtim i ëmbël që maskohet si sëmundje fizike. Po ashtu, në “Thesari”, autori përshkruan si vjedh kohë nga nata për të lënë kujtime te fëmijët – një thesar i padukshëm që ruhet për një kohë kur ai vetë të mos jetë më. Lirika personale, dashuri dhe dhimbje përballë botës moderne Veç temës së emigrimit, në këtë vëllim gjejmë edhe poezi të dashurisë së munguar, të pamundur ose të lënduar.

Poezitë “Padurim për një takim”, “Sikur…” apo “Mos beso…” trajtojnë ndjeshmërinë e marrëdhënieve në distancë, lodhjen emocionale që sjell moderniteti, dhe frikën nga intimiteti. Këto janë poezi ku ndjenja është e sinqertë, e brishtë dhe herë pas here e frustruar – si te vargjet: “Ti vuan se unë të thith frymën, Unë dua të mbaj të parritur.” Ndërsa në “Mos beso…”, autori i flet dashurisë si një diamant i rrallë, që ai dëshiron ta ruajë përtej fjalëve të botës dhe përtej zhurmës së zakonshme. Dimensoni filozofik: Koha, vdekja, zbrazëtia Poezitë “Epitaf” dhe “Thesari” shprehin qartë përballjen e autorit me vdekjen dhe kalimin e kohës. “Asgjë s’kam qenë, asgjë s’do jem…” është një pohim tronditës i kotësisë, që megjithatë nuk është i pashpresë – sepse përpara përfundimit, ka një akt të vetëdijshëm: “të pi pak helm” – një metaforë e dhimbshme për jetën që është e rëndë për t’u duruar. Në “Thesari”, ai kërkon të lërë një gjurmë – disa çaste që do t’u kujtojnë fëmijëve se ai ka qenë aty. Është një përpjekje për të fituar përjetësinë nëpërmjet kujtesës dhe dashurisë.

Përfundim: Një vëllim për brezin që heshti dhe u flijua me dashuri “I vogël në New York” nuk është thjesht një vëllim poetik – është dëshmia e një brezi që u zvogëlua për të rritur fëmijët, që humbi për të krijuar, që u zhduk për të bërë të mundur jetën e tjetrit. Është një vepër që meriton të lexohet me kujdes, jo vetëm si poezi, por si histori njerëzore, si psikologji e emigrimit, si dokument dhimbjeje dhe dashurie. Poeti nuk bërtet, nuk akuzon, nuk qorton. Ai shkruan. Dhe kështu, na lë ne të reflektojmë për çmimin e ëndrrave dhe për heshtjen që mbulohet me të qeshura “moderne”.

Disa poezi nga ky vëllim poetik:

I vogël në New York

Me bindjen universale, instiktive të çdo prindi,
Me dashurinë e përbotshme, se fëmija im
është më i miri,
Me ëndrrën e kahershme që fshihja në veten time,
Erdha në Nju Jork për rritjen e tim biri.
*
Erdha,
Ndonëse e kisha lexuar disa herë porosinë e Markesit,
Latinit të çmendur pas të vërtetave e magjive,
Se në këtë qytet vijnë ata që vendosin për të vdekur…
E kush s´do lumturohej të vdiste për ëndrrat e fëmijëve!
*
Erdha të zvogëlohem, të shtrydhem,
veç djali të rritej shpejt
Dhe kurrë të mos ankohem se po më bie takati.
Ani pse gjunjët më dridhen aq shpesh,
Ani pse shpesh më dhemb i gjithë shtati.
*
Dhe djali (Zot, ma ruaj!) sa shtat ka hedhur,
Krejt gjuhën e këtij vendi mori për vete.
Më përkëdhel, llaston, më mban si të vogël,
Kur them diçka anglisht, shpërthen në buzëqeshje…
*
Më mëson të sillem, nuk më lë të nxehem
Kur bosi pa shkak më largon nga puna…
Duhet t´i them “sër” një zezaku të dehur,
Që kalamendet dhe s´gjen ku është udha;
*
Dhe kuçkës së droguar polake në hyrje të apartamentit,
Që tërë natën bërtet, qesh e kakaris,
Duhet t´i lutem plot edukatë:
Jam në punë nesër, ule pak zërin…miss!
*
Dhe unë bindem.
Si manar, unë i vogli bindem
Para urdherave të tim biri me… edukatë shtetërore.
Më gëzon që më llaston, kujdeset për mua.
Ka merak dhe ende më mban përdore.

SHITA SHTËPITE…

I shita të dyja shtëpitë në Tiranë,
Shtepitë ku prej dekadash jetonte hija ime.
Vetëm emri në derë kishte mbetur,
Se nuk njihja dhe s’më njihnin
Asnjë prej komshinjve.
I shita të bleja një apartament në New York,
Një furrik gjumi, pa ballkon dhe pa zëra.
Fëmijët kanë ikur dhe gurë na lanë këmbēve,
Si të jemi dēnuar për krime të rënda!
Dhe unë ,dhe gruaja tashmē e dimë
Krimin e kryer,si e bardha në të zezë,
Të dy kemi lindur krejt larg në Lindje
Sollëm fëmijët këtu,
T’i bënim… borgjezë.
Dhe qëlluan të jenē fēmijë të mbarë,
E deshën këtë vend,
Dhe ne na duan,
Tani që vetë në jetë ecin,
Na vunë gurë nē këmbë-
Ata na dënuan!
As ikim,as rrimē, as dimë ku shkojmē,
Jemi hije pa emēr në këtë vend të largët.
Na mbajnë fëmijët dhe ne s’kundërshtojmë,
Me të qeshura… moderne
I fashojmë plagët…
I shita shtëpitë në Tiranē
Dhe vetë i shitur mbeta në këtë jetē.
Atje jetoja brenda tyre si hije,
Në New York s’jam tjetër,
Veçse një kopje e zbehtë!

PADURIM PER NJE TAKIM

Mbase një ditë do pimë kafe bashkë,
Nje ditë do rrimë përballë në tavolinë.
E di: nuk do mundemi të flasim gjatë,
Se fjalët do t’i shkruajnë sytë.
Tani ne endim biseda pafund,
Ti bën përmbledhjen: “Jam dakord me keto pika…”.
Më duket se një filxhan në dorë tund,
Sa “ pika” duhen të marrë fund pritja?
Sa duhet të mbushet filxhani,
Që të mberrijmë bashkë në tavolinë…
Ç’presim? Apo të na bjerë ne pika
Dhe kafen e përcjelljes
Të tjerët të na e pinë?

Epitaf

Asgjë s’kam qenë,
asgjë s’do jem…
Në jetë më sollën
të pi pak helm…

KUR DOLE NE BREG

… dhe deti u mbodh i tëri në zbaticē ,
Kur si hënē dole në breg.
Të ndjekin shigjetat e vështrimeve tona,
Më shumë sa dielli që u mek!
Sillna tsunamin, o det!

SIKUR…

Sa mire mos te ishim njohur,
Sa mire te mos kishim lindur!
Ti vuan se une te thith frymen,
Une dua te mbaj te parritur

URIM

Jeta qe te dhane eshte nje thesar i arte,
Mos ik
pa i shpenzuar cdo qindarke!

THESARI

Ćdo natë vjedh ca seconda,
aq sa zgjat njē ëndërrr,
Çdo dite i marr më shumë seconda,
shpesh një minut të plotë…
I bëj bashkë, i fsheh si një thesar të vlefshëm,
Si kohë kujtese pēr fëmijët e mi,
kur mos te jem më në këtë botë!

KATARAKT

Vetëtimthi njē vajze e rralle më kaloi para syve
Dhe tani nuk e gjej ku është fshehur-
E kērkoj rreth- e qark!
Më la një gervishtje të ndritshme në sy,

Ndërsa mjeku më thote: ke katarakt!

MOS BESO…

Mos beso në të thonë për mua se jam i prapë
Dhe në jetë dy gurë nuk kam lënë bashkë…
Qenë gurë të zakonshëm.

Ti je prej diamanti.

Të dua të ruaj,
Të vë në unazē