“Dedikim Babait”-(dedikuar kujtimit të tij për ditëlindjen.

Ky muaj i ngrohtë zemrën time pushton,
data 23 po shënon në kalendar…
Vjeshta të hedhë ngjyrat përmbi nuk harron,
kujtimeve të tua gdhendur me ar…
Sa shpejt koha paska vrapuar,
por ora në mur akrepat mban ngrirë…
Tik-taket brenda shpirtit trokasin pa pushuar,
të sjellin mes yjesh tëndin imazh të dëlirë…
Në dhoma përtej kitara qëndron heshtur,
gjithë notat e pentagramit krahë kanë veshur…
Qiellit udhëtojnë me ngjyrë të purpurt,
t’i thurin melodi reve frymë humbur….
Plot ngjyra muaji tetor ndjenjat ka skalitur,
çdo ditëlindje e jotja të sjell kaq pranë…
Dhe pemët ngjyrën e verdhë kanë pritur,
prej vjeshtës bojartë lotët i lanë…
(23.10.2025)
#ELLpoetry#writer#poetess#author#editor_translator#artist#international#worldwide#poem_dedicated_to_the_memory_of_my_daddy#DedikimBabait#DadicationToDaddy![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()