Shire Dhima

Le të qeshë dashuria.
Në retinën e syrit,u ngrite në këmbë
në ekran qelqor ,je ti i vërtetë
nëpër trup lëvizje,si treni pa mend
mi rrëmbeve ndjenjat,në të tëndin det.
Më pushtove zemrën ,me kalërinë tënde
rekrut more ndjenjat ,i veshe ushtarë
po në shpirt çfar doje, nën guva më trëmbje
me flladin ti flisje ku lozte mbi barë.
I shkruajtëm të gjitha ,ne këngët e zemrës
jehonën e shpirtit ,e bëmë simfoni
këndojmë dhe sot mbi kodrat e ëndrrës
e ruajmë brënda zemrës gjithë atë dashuri .
Kaluam sa gurë,sa ujra me myshk
gjithë flakët vrastare,na shkonin mbi kokë
po kurrë dashurinë ,buza kurrë s’ju ndryshk
le të qeshë me ne ,sa t’na mbajé kjo tokë!