
-Rreth vellimit poetik ‘Refren zemre’ të poetit delvinjot Thoma Cero-
Nga Panajot Boli
Kur poezia bëhet emocion, ajo merr kuptimin e vertetë të fjalës poezi.Emocioni sjell kënaqësi dhe bukuri shpirterore, nxit, edukon, armatos me artin e vargut bësimin, ndjesinë e së bukurës dhe të lumturës,shpresën, dashurinë për jetën. Me një paralelizëm mjaft të gjetur, me forcë shprehese, funksionale, do të nis që në vargjet e para poeti Thoma Cero vellimin e tij poetik. Dhe paralelizmi, të simbolit të shpirtit të lirë, zogut dhe njeriut , dy vektorë që ecin paralelisht me një ngjashmëri në një rrugëtim. Rrugëtimi në liri. Çdo qenie që lind, lind e lirë dhe askush nuk mund t’ia mohoj, paçka se rruga është e veshtirë dhe mund të rrezohet e të gjakos gjunjet në këtë rrugë të ashpër me gurë e gjemba.Autori e nis keshtu vargun e parë’Unë me zogjtë ngjaja shumë/ s’më pushonte sqepi kurrë’ Ky është kredoja e poetit në jetë. Keshtu nisim udhëtimin poetik të vellimit të këtij autori, i cili do të na udhëheq në zhbirimet e dukshme e të padukshme brenda labirinthit të koklavitur të shpirtit të tij, praruar me dashuri, dhimbje dhe shqetësimin e tij qytetar. Që në vargjet e para , me këtë simbolikë, na fut në botën e emocioneve . Cila është simbolika? Çfarë do të na thotë autori ‘s’më pushonte sqepi kurrë’? Njeriun aktiv. Asnjëherë njeriu nuk duhet të pushoj se përpjekuri me mundim,bësim e shpresë, mund të rrezohet, të ngrihet prapë të pëerpiqet, të fitojë e të humbas, të humb shpresën , si feniks të rilind, ta gjejë përseri. Një luftëtar i bukur, i paepur në rrugët e jetës.Dhe mesazhin autori do ta përforcoj me vargjet ’Zogjtë e zbathur përmbi gardhe/ unë zbathur nëpër gurë’Zogjtë që simbolizojnë shpirtin e lirë, nuk i tremb kaltërsia mistike dhe e pafund, as bora ngrica e furtuna, por me krenarinë e lirisë mbi flatra. Ashtu edhe uni poetik i autorit. Një zog i lirë , i zbathur në rrugë me gurë e gjemba çjerrese.E bëra këtë parantezë për të dhenë vazhdimin e vizionit që do të na sjell autori në vargjet në vazhdim.. Eshtë piketa ku shtrihen shinat ku vazhdon udhetimi i trenit poetik të autorit.Në të do të na shpalos terësinë e mesazheve, gjerësinë tematike e ideore, ndjesitë, ngacmimet, dritëhijet brenda një shpirti që pulson, dashuri, dhimbje, çudi, gjykime, qendrime ideoemocionale, aspirata etj.
Nuk është e qellimshme që siç thashë,që ky udhëtim do të na nis me paralelizmin e lirisë se dy qenieve, me poezinë e parë ‘Shputat e njoma’ dhe do të mbyllet me ‘Rrenjë dashurie’, se kjo dashuri e mban gjallë njeriun, se ajo është fara e jetës ‘Goja, zemra s’m’u lodhen/nga fjala e ëmbël ‘të dua’’ Kjo është esenca e jetës,dashuria, dashuria universale që ka brenda sakrifica, dhimbje, vuajtje, ëmbëlsi. Autori qysh në këtë mesazh do të vë në dukje edhe mundimet, pickimet, , hithrat dhe ferrat që dalin në këtë rrugëtim jete. Është shqetësimi qytetar i poetit për veset, për hipokrizinë e që shfaqet dendur në shoqerinë e sotme., për anomalitë, për politikanët mjeranë, për krizën shpirtërore që merr trajtën e robotizimit, gjë që do ta jap mjeshtërisht te poezitë fabula, ku edhe këtu ai tregohet një vezhgues i vemendshëm, i rreptë,që nuk të fal,di të kap detajin dhe momentin dhe t’i jap forcë akuzuese me një ironi të hollë e një shpoti të lezetshme. Për këtë lloj poezie fabule, do të duhej një analizë e veçantë për të treguar veçoritë e saj dhe origjinalitetin e autorit për këtë lloj poezie, Shqetësimi qytetar që nis që në poezinë e dytë ‘Një rrugicë nga gardhi trembur/një tjetër krejt e shfrenuar/ Rruga e madhe e fshatit /Çudi si është qorruar’ do ta zgjeroj me një tematikë të gjerë te fabulat ‘Kandidati’, ‘Kush ështël’, ‘Amaneti’ e tjera
Duke lexuar vellimin poetik ‘Refren zemre’ shkeputesh ca çaste nga realiteti, mbushesh me ndjesi të bukura , shkel mbi një qilim me mozaik ngjyrash me nuanca nga më të shumëllojshmëm, pi ujë në burime magjike , si ato të perrallave popullore, ndjen një lloj dehje nga vargjet ,udhëton dhe mrekullohesh me mbretërinë e kafshëve. Të gjitha këto brenda vargjeve të Thoma Ceros.
Kënaqësis që më jep poezia e këtij autori, më bën të theksoj disa veço
-Shpesh rendim të bëjmë analiza të poetëve të mirënjohur dhe harrojmë se edhe në një ferrë të vogël mund të fshihet një lepur i madh.Nuk do ta ekzagjeroja po të thosha se kush e lexon poezinë e këtij autori, do të kuptojë se poezia e tij ka aromë të vertetë poezie.Dhe kjo për faktin se të emocionojnë, të terheqim vetvetiu, janë pa ndikime, janë bio të Thomait, pa rendje për figura të sforcuara, figuracioni është i pranishëm në çdo varg, një pasuri e madhe, dalin të natyrshëm, origjinale
-Nga ana e metrikes ai është tradicional në rimë, në muzikalitet, në ritëm, por kjo nuk e bën jomodern. Përkundrazi është figuracioni, detaji, konceptimi, që e bëjnë poezi bashkëkohore.
-Autori ngre mure poetike për të ndertuar vilën poezisë, murator mjshtër në murin prej guri. Dihet muri me i veshtirë për të ndertuar është ai i gurit.. Shpesh poetët muratorë me të shumtit e kohës sonë, nuk e levrojnë këtë mur, gjejnë tulla, parafabrikata dhe ndertojnë. Thomai ngre mure prej guri, me mozaike, ai di edhe një gur amorf ku ta vendos, di me një shikim të zgjedh gurin në vazhdim. Keshtu ai vepron me fjalët. Të gjithë e duam një mur guri me mozaik dhe nuk është jashtë mode i zevendësuar me mure ‘bashkëkohore’ ndertuar me simetri gjeometrike e konpjutera.
-Poeti mbeshtetet mjaft te gurra popullore. Ai zileps nga magjia e artit popullor, sidomos te këngët e dashurisë, te figura e nënës, te fantazia e lirikës popullore,te dashuria e natyrës. Ai i sjell këto motive me menyrën e vet origjinale, jo figura të kopjuara, por një figuracion të përpunuar duke bërë antagonizëm me Artistin e Madh Popull.
– Prarimin poezive të tij ia jep figuracioni ku mbisundon metafora e antiteza. Ai i jep puls emocioneve , fuqi shpirtërore, entusiazëm, gjallëri, Pra për poetin gurra popullore është një burim ku ai qemton,është burim frymëzimi dhe ai do t’i përpunoj këto motive dhe i sjell aq bukur me origjinalitetin e vet.S’ka si të mos ndjesh drithërime emocionesh kur lexon poezi të tila, përlë do të thoshja, si ‘Pedolira’, ‘Vesa mbi petale’, ‘Bota ne të dy’, ‘O moj’, e tjera. Paralelizmi ‘Ti moj, ti moj shegë e mbyllur/ dhe shegë e çarë’ mes nënës dhe vajzës, dhe dilema kë do të marr nga të dyja se në ‘peshore dalin barabar’një motiv popullor i trajtuar me mjshtëri nga autori.Nuk mungon edhe humori i hollë, një veçori e këngëve popullore, si te poezia ‘O bo-bo’ Sa shprehese e emocionale janë vargjet ‘Me puthje t’i mblidhja lotët/Si vesë mbi shtog’ ose ‘Më grisi shkoza fustanin/ u hap lajmi u bë erë/ shkoza moj paçi uratën/ ma solle fatin në derë’
-Poezitë për dashurinë janë shkruar me një lirizëm shumë të ngrohtë, të ëmbël dhe romantizëm nostalgjik të praruara e të qendisura me fije ari nga avëlmendi popull. Unë do të veçoja nga poetët e Delvinës Thoma Cero e Spiro Zaharo si poetët më brilantë të poezisë lirike. Thomai origjinën e ka nga Mursia Vargjeve u ka hedhur aromë limoni ,portokalli e mandarine , vesën mbi lulet e bardha, dhe këtë aromë e bukuri gushave të vashave të bukura të kësaj zone.
–Në ciklin për qytetin e Delvinës, harmonizuar me dashurinë e tij, i këndon me mall e nostalgji, këtij qyteti me tradita historike, kulture të lashtë, sazeve të mirënjohura në terë Shqiperinë, bukurisë së vajzës delvinjote që janë si thellëza e sorkadhe dhe ‘dufi i këtij gjoksi-kengë labe’ Në vargjet e poetit është historia plot lavdi e këtij qyteti, nderimi për deshmorët, për bësen, për traditat delvinjote. Edhe në këto poezi nuk ka vetem epizëm, ka edhe lëng lirizëm, të brishtë që të drithërojnë.Do të vazhdonim gjatë po të analizonim edhe poezitë meditative –filozofike që mbartin brenda filozofinë popullore
-Një veçri tjetër që bie në sy në këtë vellim , është konçiziteti, fjalët e kursyera, ngjeshja e mendimit me figura mjaft të gjetura e pikante.Pjesa me e madhe e vellimit janë poezi me një strofë katërshe. Brenda ketyre vargjeve autori me pak fjalë diti të nxjerrë mesazhe të qarta me forcë shprehese e urtësie të koduar saktë. Konçziteti ia rrit shumë vlerat artistike dhe mjeshtërore të ketyre poezive pa ujëra të tepërta
Vellim ‘REFREN ZEMRE ’ i autorit delvinjot Thoma Cero është interesant, terheqes mbresëlenës me poezi lirike e fabula mjaft të arrira artistikisht që të ka enda t’i lexosh e t’i rilexosh