Dr. Selman Meziu
Mbajtur në Breshia, Itali



Kërkojm në kohë e hapesirë që të ngjitim copëzat e shkyera të nanës Shqipëri. Kjo u krye në konferencën më tragjike për kombin shqiptar, në kryeqytetin e Anglisë, Londër në vitin 1913, Kjo ditë dhe në vazhdim u zituan nga hidhërimi, u lanë nga lotët ujvara të bashkëkombësave shqiptar shoqëruar nga humbje trojesh dhe mijëra kufoma shqiptarësh. Tingëllojn ende të freskëta vargjet e poetit Agim Shehu shkruar që në vitin 1934: ‘’Ca katror qielli të prerë, ardhur tej dritareve të ftohta.,, Prandaj ne Shqiptarët kudo që jemi duhet te rendim, të kërkojm pa pushim që t’i shpëtojm e bashkojm copëzat e atdheut tonë. Qëllimi: Me i bashkue siç ishin, natyrale sepse kanë një emrues të përbashhkët: gjuhën, traditat, hiostorinë.
Dhe ja se si. Me datën 26.10.2025 ora 9.30 minuta në mjediset e Vilës Fenaroli në Breshia të Italisë, Federata Kombëtare e Shoqatave Shqiptare në Itali (FNAI) në bashkëpunim me Fondacionin Çamëria “Hasan Tahsini” Shqipëri, organizuan Konferencën “Çamëria nga kujtesa tek e drejta ndërkombëtare.,, Salla ishte mbushur plotë e përplotë me të syrgjinosurit shqiptar organizuar në shoqata të ndryshme nga e gjithë Italia. Nga shoqata kulturore shqiptare “Adriatiku,, ardhur nga qyteti i artit dhe i kulturës Italiane, Firence morën pjesë: Artan Bakiasi, Këshilltari i Shoqatës dhe anëtarët, Valon e Sami Kabashaj dhe Erzen Mazreku. Gjithë sejcilit nga pjesmarrësit i kujtohen copëza vajtimoresh, pjesë tregimesh, vargje poetësh. Gjithashtu tregime gojore pjesmarrësish në ngjarjet e shpopullimit barbar të vitit 1945. Dhe ja poeti Ferik Ferra ne vitin 1934 do të shkruante vargjet: ‘’Trimëri mbi pleq, trimëri mbi fëmijë, Trimëri mbi gra shtatzana, Kullojn hanxharët varur në brez, kullojn grada e nishana.,,, (f.165) Amaneti i tyre na thërret sot në këtë sallë për të shprehur ate histori plote gjak lotë, dhimbje, por edhe për të gjetur zgjidhje historike si pjesë e trupit të Shqipërisë natyrale.
Dhe ja në mes duartrokitjeve e mori fjalën e hapjes Dr. Granit Mucaj, President i Federatës Kombëtare Shqiptare në Itali (FNAI). I cili falenderoi pjesmarrësit, organizatorët, profesorët ardhur nga Shqipëria. Ai falenderoi Fondacionin Çamëria “Hasan Tahsini”, drejtuesin e saj, zotin Alket Veliu, për këtë bashkëpunimin dhe për misionin e madh dhe të vështirë, si dhe Konsullin e përgjithshëm të Shqipërisë në Milano, znj. Anila Pojani, zv. rektorin e Universitetit të Breshias etj.
Pastaj fjala ju dha, Prof. Dr. Pëllumb Xhufi i cili trajtoi historikisht, me forcën e diplomacisë e argumenteve bindëse temen: “Çështja Çame dhe shteti Shqiptar” Dhe trufullon zemra e poetit Sazan Goliku që në vitin 1942 për këtë çeshtje ‘’Nga pusi i miteve, i këngëve pleqërishte, Ulerinë shpirti çam copëtuar e grirë ndër kohëra, Kërkon shqipen qiellit që t’i falet.,, (f. 121) Prandaj shteti shqiptar duhet të luftojë shumë e më shumë për zgjidhjen përfundimtare të çështjes Çame.
Pastaj Profesor Hajredin Isufi referoi temën: ”Antifashizmi në Çamëri gjatë luftës së dytë Botërore” Në përfundim profesori arrin natyrshëm në perfundimin si poeti Fatos Mero Rrapaj që ka shkruar shumë dhjetëvjeçar më parë: ‘’Shpresën ta kemi – më tha gjyshi – do shkojmë në çamëri, Do vinë o bir kohë të reja, Do lindë dielli i ri.,, (f. 155) . Duartroktitjet nuk u kursyen edhe kur ne foltore foli Profesor Marenglen Kasmi i cili u paraqit me temën: “Bashkëpunimi i gjeneneralit Grek Zervo me gjermanët në luftën e dytë botërore.,, Trajtoi me fakte e ngjarje historikisht të dokumentuara e vërtetuara lidhjet e fashizmit gjerman me gjeneralin Grek Napoleon Zervo.
Pastaj Ambasadori , studiuesi dhe shkrimtari Luan Rama trajtoi temën “Historia e Çamërisë nuk mund të zhbehet nga tentativat negativiste të greqisë së sotme.,, i cili ndër të tjer theksoi: ‘’Shumë krime janë kryer ndaj shqiptarëve të Çamërisë, shumë kërkesa i janë bërë qeversië greke të kërkojë falje, por Greqia vazhdon të këmbëngulë në negacionin e saj.,,
Referat mbajti edhe shkrimtarin dhe studiuesi Enver Kushi. Më pas u ngjitën në foltore mjaft të tjerë duke përshëndetur. Kështu që rradha i erdhi edhe studiueses Ornela Radivicka e cila lexoi Rezolutën e kësaj konfernce për të drejtat e popullit shqiptar Çam. Kjo u firmos nga gjithë pjesëmarrësit në këtë Konferencë. Fjalën e mbylljes e mbajti Alket Veiu.
Më pas u shtrua nje drekë për të gjithë të pranishmit e shoqëruar me valle dhe kangë nga treva e çamërisë. Së fundi me tortën e festës se çamërisë u mbyll edhe kjo mbledhje e ngjarje me randësi historike, me rranjë patriotizmi dhe bashkimi të trojeve shqiptare të coptuara. Kjo andrr e popullit Çam ka hedhur rreze drite besimi, shprese për t’u bashkuar në hullitë e shekujve, dhe ja: ‘’ Por, ky mot, shpejt ka m’ u ndrrue, Nuk lajme ma të shkatrrohet, Ky vend për t’u admirue, Me shqipëri do të bashkohet.,, shkruan këto vargje, që në vitin 1938 poeti Njazi Sulça. (f. 198)
Shënim: Vargjet e poezive janë shkëputur nga libri: ‘’Nektar i shpirtit Shqiptar,, Antologji poetike për Çamërine, pregatitur nga Ahmet Mehmeti, Tiranë 2009.
Firence më, 29.10.2025